Hyrja e taksive elektrike në qytetin e Elbasanit, krahas atyre tradicionale që përdorin karburantin ka nxitur një konflikt mes vetë taksistëve në këtë qytet.
Taksistët e mjeteve me karburant përmes një proteste i kanë kërkuar bashkisë që të caktojë një vend të posaçëm për kolegët e tyre që punojnë me mjete elektrike.
Ata shprehen se e kanë të pamundur t’i ulin çmimet njëlloj si taksitë elektrike për shkak se kostot e makinave të tyre me naftë janë shumë herë më të larta.
Taksistet shprehen se i janë drejtuar disa herë bashkisë, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje. Ata thonë se shume shpejt kjo situatë do t’i çojë drejt falimentimit e do të detyrohen ta braktisin këtë punë të cilën e ushtrojnë prej vitesh duke mbajtur familjet e tyre.
/rtsh.al/