RTSH 24 Live

Europë

Zelensky: Nuk kemi forcë për të rimarrë Krimenë dhe Donbasin!

3 orë para

Zelensky: Nuk kemi forcë për të rimarrë Krimenë dhe Donbasin!

Ukraina aktualisht nuk ka forca të mjaftueshme për të ripushtuar Donbasin dhe Krimenë me mjete ushtarake, ndaj mbështetet në diplomaci, deklaroi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

“Në fakt, këto territore tani janë të kontrolluara nga rusët. Ne nuk kemi forcë për t’i ripushtuar ato”, shtoi ai.

”E vetmja gjë që na ka mbetur është të shtojmë presionin diplomatik të komunitetit ndërkombëtar për të detyruar Putinin të ulet në tryezën e bisedimeve”, theksoi udhëheqësi ukrainas.

/ rtsh.al /