RTSH 24 Live

Televizion

Fest 63' me teknologjinë e “Eurosong” - Revolucion në transmetimin e eventit të madh të Këngës

3 orë para

Fest 63' me teknologjinë e “Eurosong” - Revolucion në transmetimin e eventit të madh të Këngës

Edicioni i 63 i Festivali të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar do ë jetë i mbushur me risi teknologjike sa i takon transmetimit, të njëjta që u përdorën edhe në festivalin Evropian të Këngës. Chris Abbott tha se falë kësaj teknologjie të avancuar, transmetimi televiziv i eventit muzikor do të vijë për gjithë teleshikuesit në një format krejtësisht inovator. Sipas tij ky sistem, që vjen për herë të parë në një festival, do të mundësoj shfaqjen në ekran të një prodhimi ku sinkronizimi i gjithë elementëve skenikë të performancave do të jenë në perfeksion të plotë.

Në këtë festival do të përdorim një aparaturë që quhet cue pilot (kju pajlot) e cila do të na ndihmojë të bëjmë një plan regjie dhe ta komunikojmë me kameramanët. Pra regjisori e shkruan planin e regjisë dhe çdo plan që ai imagjinon që do të dalë në transmetim dhe kështu i tregon çdo operatori se çfarë duhet të bëjë dhe kur. Dhe gjithçka është në sinkronizim të plotë dhe çdo plan del në transmetim. Çdo kameraman do të fokusohet të tregojë pikërisht atë plan që regjisori u kërkon dhe kështu gjithçka ecën në sinkronizim të përsosur“, u shpreh Chris Abbott.

Chris Abbott është entuziast që kjo teknologji e avancuar po përdoret edhe në Shqipëri në Festivalin e Këngës.

Është si të bësh montazh por shumë më i avancuar pasi që  e realizon drejtpërdrejtë në transmetim direkt. Kjo mundëson që çdo element i prodhimit bashkëpunon me njëri tjetrin në mënyrë perfektë. Kjo teknologji u përdor edhe në kompeticonin evropian të këngës në Eurovizion dhe ne jemi shumë të lumtur që po e përdorim edhe në festivalin e këngës në Shqipëri“, tha Abbott.

Por risitë teknologjike nuk janë surprizat e vetme e Festivalit të 63 të Këngës në RTSH dhe skenografia do të vijë me një pamje krejtësisht të re dhe të gjithë do ta zbulojnë vetëm mbrëmjen e së enjtes kur nis edhe festivali.

Gazetare: Katerina Kule

/RTSH/