Parashqevi Simaku, një nga ikonat më të njohura të muzikës së lehtë dhe asaj popullore shqiptare, është rikthyer në vëmendjen e publikut pas afro 3 dekadash. Shkak është bërë një video e publikuar nga një televizion amerikan, ku ajo u shfaq duke marrë ndihma sociale në një zonë në New York. Gjendja dhe fjalët e saj kanë shkaktuar reagime të ndryshme në publikun shqiptar.
Piktori Helidon Haliti i ftuar në studion e emisionit “Jetë Shqiptare” në RTSH, solli komentin e tij rreth rishfaqjes së divës së dikurshme të muzikës shqiptare. Me një vlerësim të ndjerë, piktori Haliti tha se Parashqevi Simaku po "luan" një rol që i është dhënë nga rrethanat e jetës mbi përpjekjet dhe sfidat që këngëtarja mund të jetë duke kaluar, duke i dhënë një kuptim të thellë gjendjes së saj.
“Ajo po luan rolin e saj, atë që nuk ja dha mundësi asnjë regjisor tjetër ta luaj, ajo po e luan vet. Filmin e jetës, ajo po bën një film, një filmi të ri të cilin të gjithë po e shfrytëzojnë për të bërë të gjithë para përveç asaj. Ajo ka ëndrrën e saj, po jeton jetën e saj. Edhe sot ta sjellësh në Shqipëri ajo prapë do të kthehet në ëndrrën e saj! Nuk mund ta zgjosh njeriun me dhunë!”, u shpreh piktori Helidon Haliti.
/rtsh.al/