RTSH 24 Live

Sociale

Sezoni i bletërritësve , shtohet kujdesi në qarkun e Gjirokastrës.

22/02/2021

Sezoni i bletërritësve , shtohet kujdesi në qarkun e Gjirokastrës.

 Bletërrritësit e qarkut të Gjirokastrës  tashmë kanë çelur  sezonin e përkujdesjes ndaj bletëve. Moti I ngrohtë I këtyre ditë përkon më punët sezonale të mbarrështimit të bletës  dhe fatmirësisht duket si një ogur I mirë . Spiro Dhima një prej bletërritësve  I cili operon prej 20 vitesh në këtë fushë  shprehet se ardhja e pranverës kërkon edhe  kujdesin më te lartë për bletët.

  • Këto ditë që presim ardhjen e pranverës teksa koha fillon të ngrohet mund ta quajmë një ogur të mirë për sezonin e bletës. Jemi në kohën kur fillon edhe zyrtarisht puna e bletarrëve . Ajo që bëjmë fillimisht është evidentimi I humbjes që kemi pësuar gjatë dimrit , pasi përllogaritet që 10 % e parkut të humbasë gjatë këtij sezoni . Por  duke e krahasuar me vite të mëparshme  ky dimër cilësohet I butë dhe nuk ka krijuar dëmtime apo humbje të larta. Kjo I ka dhënë mundësi disa familjeve të reja të bletëve që kanë hyrë rishtas gjatë vjeshtës për ti mbijetuar dimrit .

Por cilat punët që kryhen në këtë sezon teksa dimri largohet dalëngadalë , duke i lënë vend temperaturave të larta që përkojnë me ardhjen e pranverës?

  • Puna e parë është kontrollimi I rezervave  ushqimorë që disponojnë  bletët ku evidentohen të gjitha kosheret.Kjo sjell verifikimin  nëse ka ende rezerva dhe ato familje që u ka mbaruar    stimulohen  pasi jemi në muajin shkurt dhe kemi ende kohë  për mbarrështrimin e tyre. Pra stimulohen me ushqime te thata apo bugaçe  për mbijetesën të ditëve që janë ende të ftohta. Kontrolli I dytë përkon me pjesën e lagështisë në koshere , I cili mbetet një prej armiqve të bletës . Në këtë pikë të gjitha tellarot duhen ndërruar patjetër .  

Në vitet e fundit për bletarrët e qarkut një ndër problemet në bletari ka qën prekja e tyre nga sëmundja e varroas e cila ka sjellë dëmtim në jo pak koshere .Për këtë kujdesi I bletërritesve duhet të jetë më lartë duke filluar që gjatë muajit dimëror,

  • Varroa është një sëmundje bashkëshoqëruese për bletët e cila zhvillohet me to. Në periudha të caktuara ajo zhvillohet më shumë sidomos edhe me zhvillimin e familjeveve të reja bletësh. Për këtë arsye bletërritësit në këtë periudhë duhet t’i kurojnë ato dhe kjo duhet të ndodhi në të gjitha parqet me bletë  në mënyrë masive pasi mund të preken nga njëra - tjetra.

Në qarkun e Gjirokastrës numri I koshereve përgjatë viteve të fundit është rritur ndjeshëm , ku sot numërohen reth 25 të tilla .