RTSH 24 Live

Serbi

Serbia 3 miliardë euro për avionë luftarakë Rafaele 

09/04/2024

Serbia 3 miliardë euro për avionë luftarakë Rafaele 

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha këtë të martë se  Serbia dhe Franca kanë arritur një marrëveshje që Beogradi të blejë 12 aeroplanë luftarakë francezë, Rafale, me synim të modernizimit të forcës ajrore të këtij vendi. “Nënshkrimi i marrëveshjes do të ndodhë brenda dy muajsh, në prezencë të presidentit të Francës”, ka thënë Vuçiq për mediat serbe, duke shtuar se Macron do ta vizitojë Serbinë në “muajt e ardhshëm”. Vuçiç tha se marrëveshja është “jashtëzakonisht e rëndësishme për Serbinë”, duke shtuar se kështu do të hapen “kapituj tjerë, mundësi tjera për Serbinë”. Vuçiç ka thënë se blerja e aeroplanëve luftarakë Rafale do të përbënte blerjen më të madhe ushtarake të Serbisë, “në vlerën e 3 miliardë eurove”.

Në vitet e fundit, Serbia e ka rritur bashkëpunimin me Francën në fushën e mbrojtes. Prej vitit 2018 deri më 2022, Serbia ka ndarë më shumë se 1.4 miliard dollarë në këtë sektor. Vuçiq e ka përmendur në disa raste se do të vazhdojë blerja e armëve dhe pajisjeve ushtarake dhe vetëm këtë vit janë ndarë 740 milionë euro në këtë drejtim.

Kritikët kanë paralajmëruar Perëndimin kundër armatosjes së Serbisë, e cila ka marrëdhënie të tensionuara me Kosovën, pavarësinë e së cilës - të shpallur më 2008 - vazhdon të mos e njohë.

Gazetar Artur Mata

/ rtsh.al /