RTSH 24 Live

Politikë

Halit Valteri: Meta "arrest me burg", Monika në "arrest shtëpie"! SPAK ka firmosur urdhrin

29/04/2024

Halit Valteri: Meta "arrest me burg", Monika në "arrest shtëpie"! SPAK ka firmosur urdhrin

Ish deputeti i LSI-së, Halit Valteri bëri të ditur në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi;’ në RTSH se për Ilir Metën dhe Monika kryemadhin ka shkuar kërkesa e prokurorisë speciale për njëri ‘arrest në burg’ për tjetrin ‘arrest shtëpie’.

Sipas Valterit për Ilir Metën është kërkuar masa "arrest me burg", ndërsa për Monika Kryemadhin "arrest shtëpie"! SPAK, sipas tij, e ka firmosur urdhrin.

“Çfarë i ka bërë Meta vendit tonë, nuk ja bërë askush. Flet për 5 pika programi që është vetë kontribuues i kësaj situate qoftë për shpopullimin, qoftë edhe për pensionet. Ramës e Berishës nuk ja shkulte veshin për pensionet, por për koncesionet. Më jep 4 ministri për 13 vite, ti mbush apo nuk ti mbush sheshet e sallat. Është bërë si ‘qen i rrahur dhe i tërbuar’. U përpoq të bënte lëvizje për të gjetur shpëtim. Tani e shohim që bën palaçon. Është një turp që e kemi pasur President. Gjendja e konventës së PL-së  është pasqyrë se si kanë ecur hetimet e SPAK-ut. Qoftë me letër porositë për lobimin në SHBA, për CEZ- DIA, e miliona euro që i ka të fshehura në emër të vjehrrës e familjarëve të Monikës. Ishte kryetar, donte president dhe thotë dua të bëhem president. Me kë sjell ndryshim Meta? Me ato që Rama i ka pasur ministra, i ka pasur vasalë të tij? Ilir Metës, nga prokuroria speciale, i është çuar mandati për ‘arrest me burg’ për Metën dhe ‘arrest shtëpie; për Kryemadhin.”, tha Valteri.

/rtsh.al/