RTSH 24 Live

Serbi

“Vajzës tentuan t'i vënë eksploziv në makinë”, Sanduloviq: S’mund të pres një skenar më të keq

22/04/2024

“Vajzës tentuan t'i vënë eksploziv në makinë”, Sanduloviq: S’mund të pres një skenar më të keq

Lideri i opozitës serbe, mbrojtës i çështjes së Kosovës, Nikola Sanduloviq ka deklaruar se ai dhe familja e tij vijojnë të kërcënohen nga autoritete serbe, prej qëndrimeve që ai ka. Sanduloviq ka tronditur me deklaratën e tij të fundit, ku tha se dikush ka vënë në shënjestër të atentatit vajzën e tij. Në një lidhje me Skype për emisionin "Jetë Shqiptare" në RTSH, ai akuzoi Presidentin serb, Aleksandër Vuçiq si personin që qëndron pas këtyre kërcënimeve. 

Kanë tentuar të hedhin diçka në serbatorin e makinës së vajzës time për ta shpërthyer, këto gjëra që përdor kryesisht policia hetimore në Serbi janë edhe ca lëvizje banditë nga ana e tyre.  Është kapo i kapove, Aleksandër Vuçiq, janë edhe pjesa tjetër e grupit në krye të qeverisë që janë mbrapa këtyre kërcënimeve”, u shpreh ai.

Sanduloviq theksoi se megjithatë nuk do të heqë dorë nga qëndrimet e tij, teksa tha “më mbron një dorë e Zotit”.

Unë nuk do tërhiqem nga qëndrimet e mia politike, i mbaj dhe i rri fjalëve që kam thënë për njësimin e jetesës mes qytetarëve në Ballkan dhe uljes së tensioneve. Po ashtu kam edhe një paraqitje më 22 maj në Gjykatën Themelore të Nishit në lidhje me incidentin që ka ndodhur sepse dua të dëshmoj të gjithë pjesën e politikës time që duhet të heqim pjesën e urrejtjes mes njerëzve në Ballkan. Unë një skenar më të errët nuk mund ta pres. Mendoj që është një dorë e Zotit që më mbron gjatë gjithë kësaj periudhe dhe njerëzit që besojnë si unë se mund të sjellim një bashkëpunim mes popujve në Ballkan për një të ardhme më të mirë mes popujve tanë”, theksoi politikani serb.

Lidhur me incidentin e fundit mes Kosovës dhe Serbisë, ku qytetarë kosovarë u ndaluan në kufirin serb, Sanduloviq tha se një veprim i tillë erdhi si hakmarrje pasi Kosova mori ‘dritën jeshile’ për anëtarësimin në Këshillin e Europës.

Kjo erdhi nga një sukses i madh diplomatik i Kosovës atë ditë dhe kjo ishte një lloj hakmarrje e ulët e diktatorit”, deklaroi ai.

/rtsh.al/