RTSH 24 Live

Kosovë

Elezi: Kurti dhe VV, s’janë në pozicionin më të mirë politik. Konflikt me Serbinë? Po trajnohen mbi 700 serbë

26/06/2024

Elezi: Kurti dhe VV, s’janë në pozicionin më të mirë politik. Konflikt me Serbinë? Po trajnohen mbi 700 serbë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje nuk kanë mbështetjen e duhur të faktorit politik në vend. Kështu u shpreh për emisionin “Jetë Shqiptare” eksperti i sigurisë së lartë, Bedri Elezi, i cili theksoi se edhe presidentja Vjosa Osmani i ka ftohur marrëdhëniet me Kurtin.

Zoti Kurti nuk është në pozicionin më të mirë me subjektin e tij politik. Vjosa Osmani ka ftohur marrëdhëniet e tij me kryeministrin që nënkupton se anëtarët e Listës Guxo që janë 6 deputetë, nuk do të jenë në mbështetje të Kurtit. Kemi edhe 9 deputetë të tjerë të cilët për shkak të Kodi Civil që Kurti ka dhënë mbështetje, nuk janë me Kurtin. Pra VV dhe Kurti nuk janë në pozicionin e duhur, nuk e kanë mbështetjen e duhur të faktorit politik në Kosovë dhe qytetarëve të Kosovës”, u shpreh Elezi.

Ndalur te situata me Serbinë, ai bëri deklaratën e fortë ku tha se janë mbi 700 ushtarë serbë që po trajnohen për t’u futur në territorin e Kosovës.

Serbët po organizohen ushtarakisht me dy baza të ndryshme mbi 700 serbë ushtrohen ushtarakisht që po trajnohen nga Serbia dhe Rusia për tu futur në territorin kosovar”, theksoi ai.

/rtsh.al/