RTSH 24 Live

Politikë

Shpërthen Valteri: Të mbrosh Metën, si të mbrosh Putinin në mes të Kievit

29/04/2024

 Shpërthen Valteri: Të mbrosh Metën, si të mbrosh Putinin në mes të Kievit

Halit Valteri deklaroi se, "të mbrosh Ilir Metën sot është njollojë sikur të shkosh në Kiev dhe të mbrosh Putinin duke thënë që ai është burrë i mirë.

Në emisionin “3D nga Alban Dudushi”,  ish-deputeti Valteri u shpreh se, “Modeli i Ilir Metës si politik dhe modeli që krijoi me partinë e tij  që e kthehu si korporatë ka vetëm një suksese;  çelësi janë tonelatat e eurove.  Momentet që ke këto tonelatat të eurove përdoren në fushatë bënë të mundur që ti blesh votat”.

"Sot të mbrosh Ilir Metën është sikur të mbrosh Putinin në mes të Kievit. Të vesh një Kiev dhe ti thuash që Putini është burrë i mirë.  Sepse forca e shkatërrimit që ka bërë Ilir Meta shteti janë të njëjta me raketat e Putinit që kanë shkuar drejt Kievit.

 

/rtsh.al/