RTSH 24 Live

Politikë

Bylykbashi: Jemi dakord që diaspora të votojë me postë ndërkombëtare e jo shtetërore

15/05/2024

Bylykbashi: Jemi dakord që diaspora të votojë me postë ndërkombëtare e jo shtetërore

Përfaqësuesi i Rithemelimit, Oerd Bylykbashi u shpreh pas përfundimit të mbledhjes së Grupit të Dialogut se dy ishin çështjet më të rëndësishme që u diskutuan në këtë tryezë, reforma zgjedhore, por edhe vota e diasporës

Duke e vlerësuar si takim të frytshëm, se duhet që të zhduket filtri i votës së diasporës.

Bylykbashi theksoi se janë së paku 1.2 milion shqiptarë jashtë vendit me të drejtë vote. Ai tha se PD është dakord me një votim me postë, por se kjo postë të jetë ndërkombëtare e jo shtetërore.

“Takimi ishte i frytshëm u diskutuan problematika të rëndësishme. Sa për votën e diasporës, përgjigjet e Komisionerit ishin me rëndësi. Pasi shkojnë në linjë me atë që kërkon opozita thjeshtimin e sistemit të regjistrimit për ato që banojnë jashtë Shqipërisë”, tha Bylykbashi.

Gjithashtu ai nënvizoi se qytetarët duhet të kenë besim, pra besimi me postë duhet të jetë i besueshëm

“Sot sipas Ministrisë së Brendshme kanë të drejtë vote jashtë Shqipërisë rreth 18 mijë persona, ndërsa votues realë janë 1.2 milionë. 18 mijë personat janë individë, që kanë prirje të votojnë PS-në. Ligji lejon edhe votimin me postë, por edhe atë elektronik. Estonia p.sh e ka sistemin e votimit tërësisht elektronik dhe e kanë sistemin shumë të mbrojtur, mbetet për t’u parë sesa efektiv mund të jetë mekanizmi. Të zhduket filtri i votës së diasporës. Diaspora të votojë nëpërmjet një poste ndërkombëtare. Ne duam që votimi të bëhet me postë dhe në mënyrë të besueshme, por nuk duam që të bëhet nga Posta Shqiptare, e cila mund të kontrollohet nga qeveria” theksoi ai.

Në këtë kontekst ai shton se, “këto janë dy çështje që ne kërkuam fillimisht shpjegimet dhe KQZ u tregua i gatshëm. Ajo që është me rëndësi është se KQZ ishte shumë më para se mazhoranca. Nëse PS mendon se në këtë dialog ka hyrë për të diskutuar vetëm për çështje që duan, e kanë të gabuar. Një reformë zgjedhore teknike nuk quhet reformë nëse nuk zgjidh probleme të mëdha teknike”, shtoi ai.

/rtsh.al/