RTSH 24 Live

Politikë

Opozita e Bashkuar në Elbasan, Duka: Nuk është faji i opozitës që ende nuk është garantuar vota e diasporës

15/05/2024

Opozita e Bashkuar në Elbasan, Duka: Nuk është faji i opozitës që ende nuk është garantuar vota e diasporës

Pasditen e sotme (15 maj) në Elbasan Opozita e Bashkuar ka organizuar mbledhjen e shtabit organizativ të Qarkut Elbasan, ku morën pjesë shumica e liderëve të Partive të Djathta si edhe Partia e Lirisë, Partia Agrare Ambientaliste e të tjera.

Ndër figurat kryesore në këtë takim të Opozitës së Bashkuar ishin të pranishëm, Flamur Noka, Fatmir Mediu, Petrit Vasili, Edmond Haxhinasto, Arjan Madhi, Luçiano Boçi etj si edhe Deputetet e Rithemelimit nga ky Qark, Zheni Gjergji e Qani Xhafa së bashku me drejtuesit e degëve të Rithemelimit nga shtatë bashkitë e Qarkut Elbasan.

Koordinatori i Opozitës së Bashkuar, Agron Duka u shpreh se ka ardhur koha që çdo qark të ketë koordinator të Opozitës së Bashkuar. Ndalur twk vota e diaposorës, Duka tha se nuk është faji i opozitës që ende nuk është garantuar kjo e drejtë. 

“Është koha që të gjithë ne duhet t’u shpjegojmë shqiptarëve që nuk është faji i opozitës që ende nuk është garantuar vota e Diasporës. Dhe duhet që të kemi koordinator të Opozitës së Bashkuar në çdo Qark”.

Gjithashtu Flamur Noka u shpreh se jemi para një kauze njerëzore. Z.Noka nuk la së përmenduri dhe skandalin e Xibrakës ku është i përfshirë edhe vëllait i kryeministrit Edi Rama.

Skandal tjetër është ai i “5D” dhe inceneratorin e Elbasanit i cili sot është jashtë funksionit.

Fatmir Mediu në këtë mbledhje u shpreh se vendi është kthyer në një republikë kryeministrore. 

“Shqipëria është kthyer në republikë kryeministrore. Detyra e opozitës është t’i japë vlerë parlamentarizmit. Duhet të dalim me një plan të qartë politik. Të paraqesim planin për të rikthyer koalicionet zgjedhore”

Petrit Vasili theksoi se shpresa për të gjetur zgjidhje të problemeve me këtë shtet nuk ekziston.

Opozita e bashkuar ka objektiv rrëzimin e kësaj qeverie.

Të pranishmit në mbledhjen e shtabit organizativ të Qarkut Elbasan kërkuan një sistem zgjedhor në bazë të katër rajoneve, koalicione parazgjedhore dhe lista të hapura.

/rtsh.al/