RTSH 24 Live

Politikë

Kodi Zgjedhor/ Bylykbashi: Nëse nuk do ishin djegur mandatet dhe bojkoti i zgjedhjeve, sot do të kishim rotacioni politik

26/07/2024

Kodi Zgjedhor/ Bylykbashi: Nëse nuk do ishin djegur mandatet dhe bojkoti i zgjedhjeve, sot do të kishim rotacioni politik

Nënkryetari i PD-së, Oerd Bylykbashi gjatë fjalës së tij në Parlament i është përgjigjur zërave të cilëve janë prononcuar kundër ndryshimeve në kodin  zgjedhor.

Bylykbashi, u shpreh se Rama nuk respektoi koalicionin e rrotacionit politik dhe se grabiti zgjedhjet e vitit 2021, kjo falë djegies së mandateve nga opozita në vitin 2019.

“Kjo sigurisht është seancë shumë e rëndësishme. Ajo që duhej thënë që në fillim është që Parlamenti Shqiptar dështoi të bënte reformë zgjedhore. Mazhoranca socialiste bllokoi reformën zgjedhore duke e mbajtur peng me vetëmohim për dy vjet. E bllokoi duke përdorur persona që nuk përfaqësonin forcën politike, të mandatuar nga opozita dhe pas dy vitesh dështoi çdo përpjekje të fundit për një reformë zgjedhore në dy pika kryesore: rekomandimet e ODIHR-it dhe e një marrëveshje politike, ajo e 5 qershorit 2020, e dakordësuar me konsensus, e firmosur këtu nga PS dhe PD. E përshëndetur nga sekretari i SHBA-ve, i cili kërkoi kodifikimin e asaj marrëveshje. E përshëndetur nga Komision Europian. U thye marrëveshja brenda një muaji”.

Më tej ai tha se, çfarë thoshte marrëveshja? Nuk ndryshohet sistemi zgjedhor. Çfarë kërkoi sekretari i shtetit? Kodifikoni këtë marrëveshje. Dhe Edi Rama e theu. Por çfarë bëri? Hoqi koalicionin, që të gjithë e dinim çfarë vlere kishte. Është koalicioni me organizmin që është garantuar rrotacioni politik. Në vitin 2005 erdhi opozita në pushtet, në vitin 2013 erdhi opozita në pushtet.

“Edi Rama e dinte shumë mirë që ai ishte koalicioni që garantonte ikjen e tij nga pushteti në 2021. Po unë sot këtu dëgjova të flasin ata të cilët brohoritën, kërkuan, ekzekutuan mandatet e opozitës në vitin 2019. Mos të kishte ndodhur ai vendim, sot ky debat në këtë Parlament nuk do të ndodhte, sepse s’do të guxonte Edi Rama të përdorte ata që erdhën më pas në këtë Parlament. Nuk do të ndryshonte Kushtetutën dhe t’i grabiste fitoren opozitës në 2021-shin. Në qoftë se nuk do të ndodhte 2019, ku u dogjën mandatet dhe nuk u futën në zgjedhje, sot ky debat nuk ndodhte, sepse do të vazhdonim me rregullat që garantonin rrotacionin politik. Nuk do të kishim as ndryshim të Kushtetutës, as ndryshim të sistemit zgjedhor të vitin 2020”.

 “Me sistemin që bëri PS në tetorin e 2020, pasi ndryshoi Kushtetutën, vetëm tre persona arritën të prishnin renditjen. U lodhën shqiptarët, votuan për ata, por vetëm tre persona e thyen. Nëse do të shkonim me propozimin që bëri PS-ja kësaj radhe, për ta çuar nga 10 mijë në 7 mijë pragun zgjedhor, bashkë me ata të tre edhe tre të tjerë, gjashtë gjithsej, lodheshin shqiptarët për të votuar individualisht, por vetëm 6 veta do kapërcenin. Por me këtë sistem janë 40 veta SPAK-u, do të zgjidhen me votën drejtpërdrejt të qytetarëve.

“Do të ketë garë me 140 deputetë, në garën me lista të hapura, pa asnjë prag. Mjafton një votë më shumë. Do të mjaftohej për të fituar shumicën e këtyre 40 vetave. Tani thonë që 40 është më e vogël se 6. Po çfarë matematike është kjo?

Në Tiranë, Durrës, Elbasan, Berat, kudo, të gjithë do të garojnë me ato mandatet e lira për të përmbysur statuskuon. Kush hyn, hyn për të fituar”, tha Bylykbashi.

 

/rtsh.al/