Në programin 'Më prit në fundjavë' ishte i ftuar producenti Petri Bozo. Më 27 Maj ndodh nata gala e Festivalit Netet e Klipit Shqiptar, mbrëmje që shënon 25 vjetorin e themelimit të tij. Bozo iu bashkua studios me dy vajzat Franceska Rrustemi dhe Drita Ziri ( Miss Shqipëria). Teksa fliste për përgatitjet e fundit, producenti zbuloi se finalja i është besuar pikërisht moderatorit Ermal Peçi.
'Këtë vit gala do të jesh ti në prezantimin e Festivalit bashke me dy vajzat që janë në studio. Do të ketë surpriza dhe emra të suksesshëm në Festival' - zbuloi Petri Bozo.
Nga ana tjetër Franceska e Drita zbuluan se ky Festival i ka ndihmuar shumë të rriten me disiplinën e punës dhe të jenë sa më afër ekranit dhe televizionit.
Mbrëmja Gala do të mbahet më 27 Maj direkt nga Ulqini në ekranin e RTSH.
/rtsh.al/