RTSH 24 Live

Europë

Rusia ndalon përdorimin e telefonave personalë në frontin e luftës në Ukrainë

25/07/2024

Rusia ndalon përdorimin e telefonave personalë në frontin e luftës në Ukrainë

Ushtarët rusë, që kapen duke përdorur internetin për qëllime personale, mund të penalizohen me burgim deri 15 ditë.

Ndërsa Rusia vijon luftën me Ukrainën prej 880 ditësh, të mërkurën Parlamenti i vendit miratoi një ligj që e klasifikon shkelje tepër të rëndë mbajtjen e pajisjeve nga personeli ushtarak për qëllimin e ruajtjes ose dërgimit të videove, fotografive ose të dhënave mbi vendndodhjen gjeografike.

Ligji gjithashtu ndalon transmetimin e çdo informacioni, që mund të përdoret për të identifikuar trupat ruse.

"Ligji ka për synim të ruajë sigurinë e personelit dhe njësive ushtarake," deklaroi kryetari i Komisionit Shtetëror për Mbrojtjen, Andrei Kartapolov, për agjencinë Interfax.

Ligji i ri vjen në kohën e raportimeve nga Ministria e Brendshme britanike se ushtria ruse po regjistron humbje të mëdha me gati 1 mijë ushtarë të vrarë përditë përgjatë korrikut.

Gazetarët investigues, të cilët varen prej informacioneve nga vija e parë e luftës, thonë se rregullat e reja do e vështirësojnë dokumentimin e aktiviteteve ruse. Maksym Zrazhevski (o. Zrazhevskyi), drejtues i agjencisë ukrainase "Molfar" tregon se të dhënat janë reduktuar prej kohësh. Blogerët që shkruajnë për luftën po ashtu e kanë kritikuar qëndrimin e ri të qeverisë ruse. /Politico

/rtsh.al/