RTSH 24 Live

Europë

Baerbock kritikon SPD-në e Scholz-it për mbështetjen e lëkundur për Kievin

07/09/2024

Baerbock kritikon SPD-në e Scholz-it për mbështetjen e lëkundur për Kievin

Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock akuzoi të shtunën socialdemokratët e kancelarit Olaf Scholz (SPD) për reduktimin e mbështetjes për Ukrainën, vetëm dy javë përpara zgjedhjeve të rëndësishme shtetërore.

Baerbock, një anëtare e të Gjelbërve dhe një mbështetëse e vendosur e Ukrainës në luftën e saj kundër Rusisë, foli gjatë një takimi të partisë në qytetin lindor Potsdam, kryeqyteti i Brandenburgut.

Përpara zgjedhjeve më 22 shtator, Baerbock tha se priste që kryeministri i Brandenburgut Dietmar Woidke të vazhdonte mbështetjen për Ukrainën,  por ishte e tronditur pasi SPD-ja ishte e lëkundur për furnizimin me armë të vendit të luftuar, sipas një treguesi parazgjedhor për votuesit.

Dokumenti në fjalë bëri që SPD-ja të përgjigjej “neutralisht” ndaj deklaratës: “Brandenburgu duhet të punojë për të siguruar që Gjermania të vazhdojë të furnizojë Ukrainën me armë”.

Ukraina është mbrojtur nga pushtimi rus në shkallë të plotë që nga shkurti i vitit 2022, e mbështetur nga vendet perëndimore, përfshirë Gjermaninë dhe, kryesisht, SHBA-ja. 


/ rtsh.al /