Kryebashkiaku Erion Veliaj është sot i pranishëm në takimin që zhvillohet në pallatin e sportit në Busto Arsizio, të Milanos, do të nisë në orën 11:00 dhe do të mbledhë emigrantët shqiptarë nga të gjithë qytetet e Italisë në të parin takim të Ramës me bashkatdhetarët në shtetin fqinj.
Vetëm pak orë më parë kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka publikuar fotot dhe video nga përgatitjet e fundit për tubimin me Edi Ramën me sipërmarrësit shqiptarë të Lombardisë.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj shprehet se ndihesh krenar kur dëgjon historitë e shqiptarëve të suksesshëm.
“Po nisemi për vallen e dytë kuqezi në Europë, me shqiptarët e Italisë që sipas kërkesës së tyre do t’i mik presim në një pallat sporti edhe më të madh se në Athinë, me shpresën që askush nuk do të mbetet pa gjetur vend siç fatkeqësisht na ndodhi në Greqi, ju uroj të gjithëve një të diel sa më të mbarë”, shkruan ndër të tjera Veliaj.
RTSH sjell pamjet nga atmosfera pak para nisjes e takimit, ku siç shihet në sfond dëgjohet muzikë shqiptare dhe valëviten flamuj kombëtar.
/rtsh.al/