RTSH 24 Live

Politikë

Nesër mbledhja e KQZ-së, Erjon Meka pritet të zëvendësojë Jurgis Çyrbjan si deputet i PS

13 orë para

Nesër mbledhja e KQZ-së, Erjon Meka pritet të zëvendësojë Jurgis Çyrbjan si deputet i PS
Erjon Meka

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi,  njoftoi se mesditën e së premtes (18 tetor 2024), do të zhvillohet mbledhja për të shqyrtuar projektvendimin për plotësimin e vakancës së krijuar në Kuvend, pasi deputeti Jurgis Çyrbja dorëzoi mandatin.

Vakanca u shpall nga kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, e cila i kërkoi KQZ-së që të plotësojë boshllëkun e krijuar.

Çyrbja, sipas njoftimit të KQZ-së, pritet të zëvendësohet nga Erjon Meka, kandidat i listës shumemërore të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Qarku Durrës.

“Projektvendim “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, kandidatit të listës shumë emërore të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Qarku Durrës, z. Erjon Shërbet Meka”.”, njofton KQZ-ja.

Çyrbja e dorëzoi mandatin e deputetit një ditë pasi u thirr nga SPAK, lidhur me një kallëzim që është bërë në Prokurorinë Speciale, lidhur me kohën kur ish-deputeti socialist drejtonte Kadastrën e qytetit bregdetar.

/rtsh.al/