Radio Televizioni Shqiptar do të jetë sërish shtëpia e volejbollit kombëtar duke vijuar bashkëpunimin me Federatën Shqiptare të Volejbollit.
Kontrata e re e bashkëpunimit është nënshkruar sot në ambientet e RTSH mes Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH, Z. Alfred Peza dhe Presidentit të Federatës së Volejbollit, Z.Erli Pellumbi.
Në këtë kontratë përfshihen të gjitha aktivitetet kombëtare, kampionate, Kupë dhe Superkupë, si për meshkuj ashtu edhe për femra si dhe Liga Gjergj Kastrioti , kampionati i përbashkët me Kosovën , Kupa Pavarësia dhe Superkupa mbarëkombëtare mes klubeve të Shqipërisë dhe Kosovës.
Pas nënshkrimit të kontratës me federatën shqiptare të futbollit vjen brenda pak ditësh dhe ajo e volejbollit, një tjetër ekskluzivitet i RTSH.
/rtsh.al/