RTSH 24 Live

Ekonomi

Rritja e pagave në pushtetin lokal

23/05/2024

Rritja e pagave në pushtetin lokal

Qeveria shqiptare po shikon mundësinë e rritjes së pagave për punonjësit e pushtetit lokal. Ndërkaq në mbledhjen e Keshillit konsultativ te Njesive te Qeverisjes Vendore,  Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor Arbjan Mazniku,  bëri të ditur se ndryshimet e reja parashikojnë pagat të njëjta për punonjësit në çdo bashki të vendit. 

Deri tani pagat e punonjësve në pushtetit lokal kategorizoheshin sipas madhësisë së bashkive.

Bashkia e Tiranës si bashkia me e madhe në vend kishte pagat më të larta.

Zoti Mazniku u bëri thirrje bashkive të riformatojnë mënyrën e funksionimit të tyre duke ndarë pjesën politikbërëse me pjesën e shërbimeve. 

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor Arbjan Mazniku,  prezantoi nismën e dalë nga marrëveshja me universitetin dhe i kërkoi bashkive që të hapin dyert për internshipet e studentëve. 

Gazetar Omer Saraçi

/ rtsh.al /