RTSH 24 Live

Ekonomi

Rritet sërish çmimi i naftës, shkak shtrenjtimi në bursa

17/09/2023

Rritet sërish çmimi i naftës, shkak shtrenjtimi në bursa

Çmimet kanë njohur rritje përgjatë muajve të fundit dhe kjo për arsye të rritjes.

Nëse shohim historikun që nga mesi i muajit korrik, çmimi ka pësuar rritje progresive dhe arsyeja e rritjes është shtrenjtimi i naftës në bursë.

Në tregjet ndërkombëtare, nafta e papërpunuar po kuotohet për 93 dollarë për fuçi, nivel ky që nuk ishte parë prej 10 muajsh në tregjet e Evropës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 

Shtrenjtimi është i lidhur me konjukturën dhe vendimmarrjen e prodhuesve të mëdhenj të naftës në Arabi Saudite dhe Rusi,  të cilët kane kanë reduktuar sasinë e hedhur në tregje

Në pikat e karburantit në Shqipëri, çmimi i naftës mbetet i lartë, pasi rreth 60% e shumës që shkon për blerjen e një litri, shkon në arkën e shtetit.

Gazetar: Omer Saraçi

/rtsh.al/