Të enjten u publikua Raporti Kombëtar i Incidenteve Online të raportuara gjatë 2024-ës pranë iSIGURT.al, ALO 116 dhe Policisë së Shtetit.
Sipas të dhënave, numri i denoncimeve krahasuar me një vit më parë është në rritje.
Nga 407 raportime për vitin që lamë pas, kryeson Tirana me 196 incidente, të ndjekura nga Durrësi dhe Kukësi. Ndërsa për sa i takon gjinisë, referuar këtij raporti, vajzat vijojnë të mbeten viktimat kryesore, që përbëjnë 62 për qind të rasteve.
Të dhënat e incidenteve të raportuara nga fëmijët dhe adoleshentët gjatë vitit 2024 nga iSIGURT.al:
- 407 incidente
- 236 raste janë raportuar nga vajza dhe gra
- 168 nga djem dhe burra
- TikTok - 209 raste të raportuara
- Instagram - 118 raste të raportuara
Brenda një dekade u arritën të mbyllen afro 10 mijë profile dhe komente.
“Në raportin kombëtar të gjitha në faqen e re të iSIGURT.al janë thuajse mbi 10 mijë faqe, profile, komente, url të mbyllura përgjatë një periudhe 10-vjeçare”, deklaroi Altin Hazizaj, Drejtor i Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve (CRCA).
Format më të shpeshta mbeten shantazhet përmes fotove dhe videove si dhe bullizmi.
“Realiteti i fëmijëve është i tillë që tregon për një fakt të thjeshtë. Jo vetëm në Shqipëri, por edhe në botë, nuk është një hapësirë e sigurtë për fëmijët", tha Hazizaj.
Raporti tregon se adoleshentët zënë numrin më të madh të rasteve të denoncuara, ndërsa klasifikimi i incidenteve tregon se përndjekja, kërcënimet dhe shantazhet përbëjnë rrezikun kryesor për të fëmijët dhe të rinjtë me 177 raste, ndërsa bullizmi dhe gjitha e urrejtjes renditen të dytat për vitin 2024.
Gazetare: Elda Lamja
/rtsh.al/