Sipas specialistëve vdekshmëria për shkak të sëmundjeve të zemrës sa vjen e rritet, ndërkohë që duhet të rritet dhe ndërgjegjësimi i qytetarëve për të kryer kontrollet e nevojshme.
Mjeku kardiolog në Poliklinikën e Specialiteteve në Shkodër, Kevin Bektashi, thotë se ka një ndërgjegjësim të qytetarëve, por ende duhet shumë punë që ata të ndërgjegjëson më shumë.
"Kohët e fundit kemi parë një rritje të ndërgjegjësimit të njerëzve për t'u paraqitur te mjeku, kryesisht mjeku kardiolog. Gjithsesi nuk jemi aty ku duhet. Ka shumë shpesh pacientë që vijnë në fazat e avancuara të sëmundjes, në kushtet e infarktit të miokardit," thotë Dr. Bektashi.
Në Poliklinikën e Specialiteteve në Shkodër paraqiten mesatarisht 30–40 persona çdo ditë për të marrë shërbim tek mjeku kardiolog, ndërsa vihet re se ka një shtim të rasteve të reja.
"Janë pacientë që kanë bërë një ndërhyrje koronare ose pacientë kronikë me sëmundje kronike kardiake, të cilët marrin barna të rimbursuara. Vizitat e reja na vijnë në spital edhe në kushtet e urgjencave mjekësore. Si qendër në spital kryejmë 6–7 procedura koronarografie në ditë," tregon mjeku kardiolog.
Rreziku më i lartë është tek moshat mbi 45 vjeç për meshkujt dhe mbi 55 vjeçe për femrat. Pikërisht kjo grup-moshë duhet të tregojë më shumë kujdes, shton mjeku Bektashi.
Gazetar: Mirsad Rakaj
/rtsh.al/