RTSH 24 Live

Sociale

Rriten eksportet drejt vendeve të rajonit, 320 hektarë me sera perimesh në qarkun e Fierit

17/04/2024

Rriten eksportet drejt vendeve të rajonit, 320 hektarë me sera perimesh në qarkun e Fierit

Kjo periudhë e vitit shënon edhe pikun e prodhimit, grumbullimit dhe ekspertëve të produkteve bujqësore të serave.

Julian Hazizi, një grumbullues në Strum te Roskovecit po eksporton çdo ditë rreth 40 tonë produkte bujqësore kryesisht perime.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar vërehet një rritje të eksporteve ku destinacionet kryesore janë vendet e rajonit.

Sipërfaqet e mbjella me sera  nga fermerët e qarkut të Fierit për këtë vit, kapin një sipërfaqe prej 320 hektarë në total.

Kjo rezulton në një rritje prej 20 përqind të sipërfaqes, nga viti i kaluar.

Për vitin e shkuar sasia e frutave dhe e  perimeve për eksport, kapi një shifër të lartë prej 543 mijë tonë, ku peshën më të madhe të eksportëve e zunë perimet e serave si dhe bostanoret.

RTSH