RTSH 24 Live

Politikë

Gjykata e Tiranës rrëzon kërkesën e Bardhit për të çregjistruar Bashën si kryetar i PD

30/04/2024

Gjykata e Tiranës rrëzon kërkesën e Bardhit për të çregjistruar Bashën si kryetar i PD

Gjykata e Tiranës nuk ka pranuar kërkesën e Këshillit Kombëtar të thirrur nga Gazmend Bardhi për të çregjistruar Lulzim Bashën si kryetar i Partisë Demokratike.

Ky vendim erdhi pasi Gjykata nuk ka legjitimuar Këshillin Kombëtar të thirrur nga Gazmend Bardhi në korrik të 2023.

Përfaqësuesit ligjorë të Rithemelimit kërkuar që gjykata të vendos pro vullnetit të Këshillit Kombëtar të 27 korrikut që autorizoi një grup deputetësh t’i drejtoheshin kësaj gjykate, duke mos e njohur si kryetar Lulzim Bashën. Vetë PD e Bashës e ka cilësuar më herët këtë vendim si jo legjitim.

Aktualisht PD është e ndarë në dy fraksione ku grupimi i Bashës zotëron vulën e partisë, ndërsa Rithemelimi pjesën më të madhe të demokratëve.

Lidhur me vendimin se kush është kryetar I PD-së, Gjykata e Lartë  ktheu për rigjykim në Apel çështjen pas vendimit të dhënë nga gjyqtari Agron Zhukri, që njohu Sali Berishën si kryetar të kësaj force politike.

/rtsh.al/