RTSH 24 Live

Sociale

Agroturizmi në Përmet - Badëlonja, fshati që po zhvillon turizmin familjar

30/04/2024

Agroturizmi në Përmet - Badëlonja, fshati që po zhvillon turizmin familjar

Rritja e ndjeshme e numrit të turistëve që vizitojnë qytetin e Përmetit dhe zonat rurale po rrisin edhe interesin e banorëve për të shtuar strukturat pritëse dhe akomoduese. Landi dhe Zhaneta Jaçe janë çifti nga fshati Badëlonjë që presin dhe përcjellin turist nga e gjithë bota. Që në momentin e parë që trokitëm në portën e këtij çifti ne gjetëm traditën badëlonjase.

“Për të mirëpritur jam pak bujare vet, plus glikonë, dhallin, rakinë dhe një tufë me lule”, tha Zhaneta Jaçe një amvisë badellonjese.

Duke parë interesin e të huajve për të vizituar fshatin me asetet që ka, Zhaneta dhe Landi  shprehin dëshirë që banesën e tyre ta kthejnë në bujtinë.

Badëlonja vijon të mbetet ndër fshatrat më të preferuara për tu vizituar, kjo për shkak të historisë, kulturës, aseteve dhe mikpritjes së banorëve .

Gazetare: E. Dyrmishi

/RTSH/