RTSH 24 Live

Sociale

Trondit avokati: Çdo hotel i Tiranës ka një listë me vajza, që u ofrohet të huajve për shërbime të ndryshme

29/04/2024

Trondit avokati: Çdo hotel i Tiranës ka një listë me vajza, që u ofrohet të huajve për shërbime të ndryshme

“Në çdo hotel të Tiranës ka një listë me vajza dhe kur vijnë të huajt ua ofrojnë atyre për shërbime të ndryshme”, kështu u shpreh avokat Kujtim Cakrani ndërsa ishte i ftuar në studion e emisionit “Jetë Shqiptare” në RTSH për vajzat eskortë.

Gjithashtu avokati u shpreh se në hotelet e Tiranës gjenden lista emrash dhe numra telefoni të vajzave të cilat ofrojnë shërbime të ndryshme seksuale për të huaj apo edhe për shqiptarët.

 “Ju konfirmoi që në çdo hotel të Tiranës, qofshi këto hotele luksoze apo kudo kane një listë të gjatë me vajza dhe kur shkojnë atje, kur vijnë të huaj apo turist ua ofrojnë këtë lloj, dhe katalogun dhe kështu me radhë dhe emra dhe numri telefoni që ofrojnë këto shërbime me të huajt por edhe me shqiptar që vijnë nga Maqedonia, Kosova e kështu me radhë.

Ka dhe një listë djemsh por ato e kanë më kollaj ta promovojnë veten edhe në rrjetet sociale. Problemi qëndron se Shqipëria perceptohet nga të huajt si një vend që gjendet shumë kollaj shërbimi seksual të cilëve të ndryshme”, tha avokat Cakrani.

/rtsh.al/