RTSH 24 Live

Sociale

Ndryshimi i ushqimit të bagëtive, duhet kujdes gjatë kalimit nga ushqimi i thatë në kullotë

30/04/2024

Ndryshimi i ushqimit të bagëtive, duhet kujdes gjatë kalimit nga ushqimi i thatë në kullotë

Me ardhjen e stinës së pranverës, ndryshon edhe regjimi ushqimore tek bagëtitë, pasi nga regjimi stallor ato kalojnë në kullotë. Gjatë këtij procesi, blegtorët duhet të tregohen të kujdesshëm në mënyrë që të mos shkaktohen probleme tek kafsha, pasi kjo i rrezikon që të preken edhe nga sëmundja e tetanisë së barit.

Racioni ushqimor ose kullotja duhet të kaloj gradualisht, kafshët në mëngjes nuk duhet të dalin esëll nga kullota që do të thotë nga ushqimi i thatë në ushqim ëe njome dhe kjo periudhë nuk duhet të jetë jo më pak se dy javë”, tha Lazart Suraj, përgjegjës i sektorit të punës racore, QTTB Korçë.

Në këtë periudhë, specialist këshillon dhe aplikimin e një sërë vaksinash. Qarku i Korçës është një vend blegtoral ku ka rreth 184 ferma që mbarështojnë mbi 10 krerë gjedh për prodhim qumështi dhe mishi. Ndërsa sa u takon bagëtive të imta, janë rreth 250 ferma që mbarështojnë mbi 100 krerë kafshë.

/RTSH/