RTSH 24 Live

Europë

Rriten biletat për Kullën Eifel 

24/05/2024

Rriten biletat për Kullën Eifel 

Duke filluar nga muaji i ardhshëm, ata që duhet të vizitojnë kullën Eiffel në Paris duhet të paguajnë 20 përqind më shumë sa është paguar deri tani. 

Këshilli Bashkiak i kryeqytetit francez votoi të premten pro rritjes së çmimit të biletave për të rriturit, në mënyrë që të arrihet mbulimi i kostos së punimeve të rinovimit për të cilat monumenti ka nevojë.  

Aktualisht vizitorët paguajnë 29.40 euro për të shkuar me ashensor në majë të kullës, por që nga 17 qershori atyre do t’u duhet të paguajnë 35.30 euro. Këshilli bashkiak gjithashtu vendosi për uljen e tarifave vendore që operatori i kullës Sete paguan çdo vit. 

Një numër i ulët i vizitorëve gjatë pandemisë së covid 19 i kombinuar me kostot në rritje të punimeve për rinovimin e kullës e kanë çuar këtë operator në deficit. 

Në fillim të këtij viti, stafi i kullës Eifel hyri në grevë duke protestuar kundër investimeve të pamjaftueshme.  Qëkur u ndërtua në 1889-ën, vepra e arkitektit Gustav Eiffeil është lyer 19 herë. Atëherë u rekomandua që objekti të lyhej çdo 7 vite për të shmangur dëmtimet nga ndryshku, por  ajo nuk i është nënshtruar një procesi të tillë që nga viti 2010.

Gazetare Elda Pepa

/ rtsh.al /