RTSH 24 Live

Sociale

Rreziku nga zvarranikët, 10 raste pickimesh në Fier, mjeku apelon të tregohet kujdes

14/06/2022

Rreziku nga zvarranikët, 10 raste pickimesh në Fier, mjeku apelon të tregohet kujdes

Përveç temperaturave të larta stina e verës sjell edhe rastet nga pickimet e zvarranikëve dhe insekteve. Vetëm gjatë periudhës maj-qershor në spitalin Rajonal në Fier janë paraqitur 5 raste nga pickimi i nepërkës dhe gjarprit si dhe 3 raste nga pickimi nga merimanga dhe 2 nga akrepi duke e çuar 10 në total numrin e tyre.

Rastet në fjalë kanë ardhur nga zonat e rrethit Fier e Mallakastër ku fermerët në këtë periudhe janë të ekspozuar për shkak të punëve në bujqësi.

Mjeku toksikolog Lulëzim Banushaj ka shpjeguar se në këtë periudhe helmi i zvarranikeve dhe insekteve është shume i koncentruar dhe viktimat e tyre janë të rrezikuar nga helmi vdekjeprurës.

Ndërsa të gjithë personat e pickuar nga merimanga dhe zvarranikët i kanë shpëtuar rrezikut nga vdekja, mjeku këshillon fermerët të tregojnë kujdes në punët në bujqësi.

/rtsh/