RTSH 24 Live

Aktualitet

Risena Xhaja vendoset në krye të Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara

3 orë para

Risena Xhaja vendoset në krye të Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara

Risena Xhaja ka marrë postin e kryeadministratores së Agjencisë së Administrimit të Psasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK).

Prezantimi i saj është bërë nga Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha i cili deklaroi se me emërimin e Xhajës, Agjencia të ngrihet në nivel më të lartë.

“Tashmë, me emërimin e Kryeadministratores së re kërkojmë që këtë punë të mirë, të kryer deri tani, ta ngremë në një shkallë edhe më të lartë veprimi, me një ritëm të ri e më të shpejtë.

Agjencia është një mekanizëm jashtëzakonisht i rëndësishëm për luftën kundër krimit, sidomos kundër krimit të organizuar, për goditjen e tij në pikën më nevralgjike, që është paraja, të ardhurat e pasuria. Si ministër i Brendshëm e sigurova Kryeadministratoren, se për çdo problematikë të mbartur apo ato që dalin rrugës, do të ketë mbështetjen e plotë”, deklaroi ministri.

Ky i fundit ka bërë me dije se është drejt finalizimit dhe do të dërgohet për miratim nisma ligjore për rikuperimin e aseteve.

Zyra e Rikuperimit të Aseteve (ZRA) është projektuar si një njësi proaktive pranë Policisë, sipas modelit të disa vendeve evropiane. Kjo njësi, ndryshe nga AAPSK, do të përdorë inteligjencën policore për të ndjekur paranë apo prona me burim të dyshimtë.

/rtsh.al/