RTSH 24 Live

Sociale

Rikthim për të zhvilluar vendlindjen, historia e ish-emigrantit nga Dropulli, Kosta Pashko

29/03/2024

Rikthim për të zhvilluar vendlindjen, historia e ish-emigrantit nga Dropulli, Kosta Pashko

Emigracioni i viteve 90 detyroj jo vetëm shqiptarët por edhe minoritarët për të emigruar për një jetë më të mirë . Kosta Pasko  emigroi që në fëmijëri së bashku me familjen e tij drejt Greqisë për të punuar dhe jetuar por edhe për të marrë një zanat  të cilin prej rreth 4 vitesh po e zhvillon në qafën e pazarit në Gjirokastër.

Me  origjinë nga fshati Goranxi i bashkisë Dropull , Kosta mësoi gjithë proceset e bërjes së sapunit artizanal, i cili po tërheq vëmendjen jo vetëm të  vizitorëve vendas por edhe atyre të huaj.

“Është sapuni që bënin njerëzit dikur, thjesht ne kemi marrë recetën dhe kemi shtuar disa përbërës te tjerë qe ndihmon për trupin, për flokët për fytyrën”, tha Kosta Pasko.

Por cila ka qenë historia që Kostën e bindi të rikthehej në Shqipëri dhe të zhvilloj këtë lloj artizanati në një nga vendet më të frekuentuara në Gjirokastër , pazarin e gurtë ? Ai thotë se familjarët e bindën deri në atë pikë sa shprehja, “Guri i rëndë në vend të vet” është e vërtetë që qëndron.

“Sapuni që bëj bazën është vaji i ullirit dhe e gjej me lehtësi këtu por disa materiale si esenca të tjera nuk i gjej këto ose i gjej me kosto më të lartë”, tha Pasko.

Materiali është i vështirë për t’u gjetur në Shqipëri , pasi në vendin tonë kjo punë njihet shumë pak dhe janë të shtrenjta, ai detyrohet  ti blejë në Greqi pjesën tjetër për sapunët artizanal 

 Kosta pohon se çdo vit puna  është duke u përmirësuar për sa i përket shitjeve, madje këtë vit për të ka nisur mbarë dhe është optimist edhe për sezonin e verës , ku fluksi i turistëve është edhe më i lartë .

Ai ju bën apel të rinjve ti përkushtohen zanatit dhe mos të ngurrojnë të marrin iniciativa për të krijuar një sipërmarrje të tyren, sepse me besim dhe punë arrihet çdo gjë.

Gazetar: M. Mirashi

/RTSH/