RTSH 24 Live

Aktualitet

Moti - Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare, temperaturat me rritje

27/04/2024

Moti - Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare, temperaturat me rritje

Gadishulli i Ballkanit do të ndikohet nga rryma ajri më të ngrohta mesdhetare ku presim rritje graduale të temperaturave në territorin e Shqipërisë.

E Shtunë, 27 Prill 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

- Zonat malore     5/23°C

- Zonat e ulëta       10/26°C

- Zonat bregdetare 12/24°C

Kosovë

Kosova për dt. 27 Prill 2024 do të ketë  vranësira dhe reshje shiu . Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 3°C – 5°C në mëngjes deri në 15°C –17°C gradë Celsius në mesditë.

E Diel, 28 Prill 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime. Era do të fryjë me drejtim perëndim (W) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,3-0,8 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

- Zonat malore     6/26°C

- Zonat e ulëta       10/29°C

- Zonat bregdetare 12/28°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari

/rtsh.al/