RTSH 24 Live

Aktualitet

Akuzohet për vrasjen e çiftit të të moshuarve në Dropull, Gjykata le në burg Thoma Mastorën

08/05/2024

Akuzohet për vrasjen e çiftit të të moshuarve në Dropull, Gjykata le në burg Thoma Mastorën

Arrest me burg ka caktuar Gjykata për 69-vjeçarin Thoma Mastora, i akuzuar për vrasjen e çiftit të të moshuarve në fshatin Bodrisht të Dropullit.

Kosta dhe Kleoniqi Ilia, 80 dhe 84 vjeç u gjetën të pajetë në banesën e tyre më 2 majë, ndërsa kishin edhe shenja në trup.

Ndaj 65-vjeçarit Mastora rëndojnë akuzat “Vrasje në rrethana të cilësuara” dhe ” Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municioneve. Ai rezulton person me precedent të mëparshëm penal, i arrestuar për vjedhje.

/rtsh.al/