RTSH 24 Live

Aktualitet

Vizita në SHBA- Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, takon zyrtarë të lartë amerikan

08/05/2024

Vizita në SHBA- Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, takon zyrtarë të lartë amerikan

Ambasada amerikane në Tiranë bëri të ditur se Zyra për Zhvillimin, Ndihmën dhe Trajnimin e Prokurorisë Jashtë Vendit (OPDAT) në Ambasadën e SHBA në Tiranë, mundësoi një takim mes Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani dhe drejtuesve kyç në Departamentin e Drejtësisë së SHBA.

Sipas ambasadës, gjatë vizitës së tij në Uashington DC këtë javë, Metani u takua me Inspektorin e Përgjithshëm të Departamentit të Drejtësisë Michael Horowitz, Zëvendës Ndihmës Prokurorin e Përgjithshëm Bruce Swartz dhe Këshilltarin e Zyrës së Përgjegjësisë Profesionale Jeffrey Ragsdale.

“Zyrtarët amerikanë riafirmuan mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Zyrën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë në misionin e saj jetik në mbështetje të profesionalizmit, pavarësisë dhe integritetit mes gjyqtarëve dhe prokurorëve.”, thuhet në njoftimin për shtyp të ambasadës amerikane.

/rtsh.al/