RTSH 24 Live

Televizion

Retkoceri: Këngën e kam gati, ëndrra ime është që Eurovizioni të vijë në Shqipëri. Kënga e re do jetë komplet stili im

27/05/2024

Retkoceri: Këngën e kam gati, ëndrra ime është që Eurovizioni të vijë në Shqipëri. Kënga e re do jetë komplet stili im

Mal Retkoceri është fitues i çmimit të parë në Festivalin e 62 të këngës në RTSH me këngën "Çmendur".

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me SKYPE me studion e emisionit “Jetë Shqiptare” në RTSH, këngëtari Mal Retkoceri foli për projektet muzikore dhe për dëshirën që ai ka për të sjellë në Shqipëri festivalin e njohur evropian, Eurovision.

Gjithashtu Mal Retkoceri theksoi se këngën për në Eurovizion e ka gati dhe sërisht është një këngë e realizuar në dollap ashtu sikurse dhe këngët e tjera.

“Këngën e kam gati dhe mezi po pres që të gjithë ta dëgjojnë dhe ëndrra ime është qe Eurovision të vij në Shqipëri. Edhe kënga që do të vij do të jetë në dollap nuk e ndërroj vendin. Prapë është një eksperiment dhe prapë do të shihni që jam unë, është në stilin tim dhe gjithçka do të jetë në tjetër nivel si në performancë, si në realizimin e këngës.

/rtsh.al/