RTSH 24 Live

Botë

Rënia e sundimit të Asad, reagojnë ndërkombëtarët

08/12/2024

Rënia e sundimit të Asad, reagojnë ndërkombëtarët

Rebelët siriane njoftoi fundin e sundimit autoritar 24-vjeçar të presidentit Bashar al-Asad, pas një ofensive të shpejtë rebele që befasoi botën. Rebelët i dhanë gjithashtu një goditje të madhe ndikimit të Rusisë dhe Iranit në rajon, aleatë kryesorë që mbështetën Asadin gjatë momenteve kritike të luftës civile.

Për zhvillimet e vrullshme në Siri kanë reaguar edhe ndërkombëtarët.

“Presidenti Biden dhe ekipi i tij po monitorojnë nga afër ngjarjet e jashtëzakonshme në Siri dhe po qëndrojnë në kontakt të vazhdueshëm me partnerët rajonalë”, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë.

Edhe presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump tha se rrëzimi i Asad erdhi si pasojë e humbjes së mbështetjes nga Rusia

"Asad është zhdukur. Ai ka ikur nga vendi i tij. Mbrojtësi i tij, Rusia, e udhëhequr nga Vladimir Putin, nuk ishte i interesuar ta mbronte më atë. Rusia dhe Irani janë në një gjendje të dobësuar tani, njëri për shkak të Ukrainës dhe ekonomisë së keqe, tjetri për shkak të Izraelit dhe suksesit të tij luftarak”,  tha Trump.

Një vëmendje ndaj situatës e ka edhe Itali, ku ministri i Jashtëm Antonio Tajani tha se "po ndjek me vëmendje evoluimin e situatës në Siri. Jam në kontakt të vazhdueshëm me ambasadën tonë në Damask dhe me zyrën e Kryeministrit. Kam thirrur një takim urgjent në orën 10:30 në Ministrinë e Jashtme."

/rtsh.al/