RTSH 24 Live

Politikë

Reforma Zgjedhore, OSBE-ja nis konsultimet me faktorët politik, Gjiknuri takon ambasadorin Del Monaco

04/05/2022

Reforma Zgjedhore, OSBE-ja nis konsultimet me faktorët politik, Gjiknuri takon ambasadorin Del Monaco

Reforma Zgjedhore, e cila në këto momente lidhet kryesisht me zgjedhjet e ardhshme vendore, duket se është në agjendën kryesore të faktorit ndërkombëtar, posaçërisht OSBE-së. Në funksion të kësaj, sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri, ka pritur sot në selinë e Partisë Socialiste ambasadorin e OSBE në Tiranë, Vincenzo Del Monaco.

Përmes postimit në rrjete sociale, zoti Gjiknuri bën me dije se gjatë takimit me kreun e prezencës së OSBE-së në vendin tone, ka diskutuar mbi reformën zgjedhore dhe zhvillimet politike në vend.

“Kënaqësi të prisja në një takim ambasadorin e OSBE në Tiranë, Vincenzo Del Monaco me të cilin diskutova mbi procesin e reformës zgjedhore, nevojën për adresimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR dhe zhvillimet politike në vend”, shkruan Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri.

/rtsh.al/