RTSH 24 Live

Politikë

Raporti FH, Kthupi: Rithemelimi nuk ka vullnet të luftojë korrupsionin

12/04/2024

Raporti FH, Kthupi: Rithemelimi nuk ka vullnet të luftojë korrupsionin

Sekretari për Reformën Zgjedhore në Partinë Demokratike Rezart Kthupi  ka deklaruar në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 se Rithemelimin nuk ka vullnet që të luftojë korrupsionin.

Kthupi theksoi se përveç faktit që mazhorancës i mungon vullneti për të luftuar korrupsionin edhe opozita, veçanërisht Rithemelimi nuk e ka këtë vullnet.

Sipas tij, ajo që ndodh sot është që një pjesë e opozitës sulmon SPAK-un dhe sipas ti, “problemi është sot që një pjesë e opozitës nuk ka vullnetin për t’iu bashkuar luftës kundër korrupsionit”.

Për ta luftuar korrupsionin është jo pas siç e ndëshkon SPAK-u por përpara dhe përpara duhet opozita. Nëse mazhorancës i mungon vullneti, duhet të jetë opozita ajo që ndërton një shumicë qeverisëse të tillë që të fillojë një luftë ndaj korrupsionit.

SPAK-u ka detyrën për të ndëshkuar të gjithë ata që kanë konsumuar korrupsionin, por për ta evituar në të ardhmen dhe për të ulur nivelin e korrupsionit, ulet me mazhoranca qeverisëse. Ajo që ndodh sot është që një pjesë e opozitës sulmon SPAK-un jo atë si institucion por nocionin e luftës kundër korrupsionit.

Problemi është sot që një pjesë e opozitës nuk ka vullnetin për t’iu bashkuar luftës kundër korrupsionit. Nga njëra e sulmojnë SPAK-un si organizatë kriminale dhe kur duan të kallëzojnë vëllain e Edi Ramës e çojnë në SPAK. Nëse ti nuk ke besim te institucioni sepse thua që është i Edi Ramës nuk e çon në SPAK, sepse nuk do të presësh rezultate”, u shpreh Kthupi.

/rtsh.al/