Kryeministri Albin Kurti gjatë vizitës në Nju-Jork ka takuar të enjten homologun e tij grek Kyriakos Mitsotakis, me të cilin ka biseduar mbi avancimin e raporteve diplomatike dhe shtimin e bashkëpunimit të dyanshëm.
Me këtë rast u theksua mundësia e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve në arsim, kulturë, ekonomi, tregti dhe investime, fusha nga të cilat do të kishte përfitime reciproke.
Kurti gjithashtu përmendi efektet pozitive të liberalizimit të vizave, ku tashmë shumë qytetarë kosovarë, krahas qendrave tjera evropiane, kanë destinacion të vizitave edhe Greqinë.
/ rtsh.al /