RTSH 24 Live

Kosovë

Kurti takim me O’Brienin dhe Lajçakun: Marrëveshja e Brukselit dhe Ohrit të zbatohen të plota

27/09/2024

Kurti takim me O’Brienin dhe Lajçakun: Marrëveshja e Brukselit dhe Ohrit të zbatohen të plota

Gjatë takimit me ndihmëssekretarin për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit Amerikan të Shtetit, James O’Brien, dhe emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se Kosova është e përkushtuar në procesin e normalizimit të raporteve Prishtinë-Beograd, sipas parimeve të Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe Aneksit të Ohrit.

Sipas Kurtit, këto marrëveshje duhet të zbatohen të plota.

Gjithashtu, qeveria e Kosovës shpjegon se në takim është diskutuar rreth zhvillimeve të fundit në vend, krahas atyre në lidhje me procesin e dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian dhe bashkëpunimit rajonal në prag të samitit të radhës të Procesit të Berlinit, që do të shënojë gjithashtu 10-vjetorin jubilar të këtij procesi të rëndësishëm për integrimin e Ballkanit Perëndimor.

Kryeministri ndër të tjera theksoi së Qeveria e Republikës së Kosovës është e angazhuar maksimalisht edhe në vazhdimësi në ofrimin e shërbimeve cilësore për qytetarët e saj pa dallim dhe për krijimin e një ambienti të sigurt për të gjithë në të cilin respektohen të drejtat e qytetarëve dhe ligjit i Republikës”, thuhet në njoftim. 

Kurti ka nënvizuar përkushtimin e tij për bashkëpunim rajonal mbi parimet e përfaqësimit dhe pjesëmarrjes së barabartë në mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe ritheksoi përkushtimin dhe angazhimin konstruktiv në procesin e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë sipas parimeve të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksin e saj, që duhet të zbatohet e plotë.

Së bashku me kryeministrin, Albin Kurti në këtë takim ishte prezent edhe zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz.

/rtsh.al/