RTSH 24 Live

Politikë

Dënimi i Salianjit, PD do të mbledhë nesër Këshillin Kombëtar

3 orë para

Dënimi i Salianjit, PD do të mbledhë nesër Këshillin Kombëtar

Partia Demokratike do të mbledhë të dielën (29 shtator) Këshillin Kombëtar, pas dënimit të deputetit Ervin Salianji.

Mbledhja është thirrur nga kryetari Edi Paloka dhe pritet të mbahet në orën 18:00, teksa mësohet se do të vendoset strategjia e protestës së paralajmëruar për më 6 tetor.

Në një deklaratë për mediat, kreu i PD-së, Sali Berisha tha se përgjigjja e demokratëve për dënimin e Salianjit do të jetë “mosbindja më e fuqishme civile.”

Salianji u vetëdorëzua dje (27shtator) në Policinë e Tiranës, pasi Gjykata e Apelit la në fuqi dënimin e shkallës së parë me 1 vit burg. Ai u shpall fajtor për akuzën e “kallzimit të rremë” për audio-përgjimin e bërë publik në vitin 2018, ku pretendohej se vëllai i ish ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ishte përfshirë në një episod trafiku droge.

/rtsh.al/