RTSH 24 Live

Politikë

Rama në OKB bën thirrje për tolerancë, respekt dhe besim 

3 orë para

Rama në OKB bën thirrje për tolerancë, respekt dhe besim 

Kryeministri Edi Rama u bëri thirrje vendeve të botës për më shumë mirëkuptim dhe paqe për njëri tjetrin.

Deklaratën e tij zoti Rama e bëri nga podiumi i OKB në Asamblenë e Përgjithshme të saj që po mbahet në New York, njofton gazetarja e RTSH Denada Shkodrani. Sot kemi më shume nevoje se kurre për tolerancë, respekt dhe besim në menyrë aktive, kemi nevojë për të nxitur mirëkutim dhe paqe për njëri- tjetrin, tha kryeministri shqiptar.

"Të ndërtosh ura që të vazhdojmë të debatojmë dhe të nxisimin mirëkuptim dhe paqe duke vënë veten në vendin e tjetrit" tha zoti Rama. "Me besim dhe humanizëm u kthyem në strehë të sigurt për njerëzit që ikën nga Kabuli dhe u mirëpritën nga vendi im. I dhamë strehë disa mijëra refugjatëve iranianë. Teherani u angazhua në sulm kibernetike ndaj ndesh. Ishin mjaft brutal, por dështuan mjerisht" tha zoti Rama.

Kryeministri shqiptar deklaroi se "Nuk lëkundemi dhe nuk lëkundemi për të treguar ata njerëz në vendin tonë. Mikpritja nuk lidhet me ndonjë qëndrim politik kundër Iranit, por vetëm me bindjen humaniste". "I shtrimë dorën fqinjës Italisë për të lehtësuar vështirësitë që e ka ngarkuar historia, me migracionin. U përpoqëm të vepronim pa pretenduar të zgjidhnim emigracionin në rajon. Nuk qëndruam duar lidhur, bëmë pjesën tonë" shënoi ai një tjetër moment të politikës shqiptare. "Ky solidaritet është boshti në rajonin tonë BP. Pas më shumë se çerekeshekulli, plagët e lëna nga shpërbërja e ish Jugosllavisë, kemi parë ndërtimin e paqes nga vizioni që çoi në krijimin e BE. Jemi rrekur për në dekadë të bëhemi bashkë të planifikojmë të ardhmen tonë të përbashkët." tha kryeministri shqiptar.

Zoti Rama u ndal veçmas në konfliktin mes Ukrainës dhe Rusisë. Ai tha se agresioni rus ndaj Ukrainës duhet të shërbejë si zile alarmi për të ardhmen dhe se konflikti duhet të ndalet menjëherë. "Në vitin e tretë të luftës Rusi-Ukrainë i bëjmë thirrje Rusisë të ndalë këtë luftë. Të shërbesh një agresion, nuk sjell paqe, por sjell luftën. Një paqe që është disfatë për Ukrainën do të sjell vetëm disfatë të mëtejshme. Edhe ne duam paqe, edhe ne duam të ketë paqe mes Ukrianës dhe Rusisë. Po kërkojmë një paqe të drejtë. Një paqe që nuk mund të minojë Ukraiknën dhe të drejtën e saj. Shqipëria do të vazjdojë të qëndrojë në krah të Ukrainës sa të jetë e nevojshme”, tha kryeministri Rama.

Lidhur me çështjen e Kosovës ai tha se ajo ka perspektiva të qarta europiane dhe nuk duhet të vonohet në procesin e integrimit. “Ne duhet të punojmë me durim. Kosova është një pjesë e pandashme e realitetin dhe nuk duhet të mbahet peng nga askush, duke nisur nga 5 shtetet e BE që nuk e njohin Kosovën" tha zoti Rama nga podiumi i OKB në Asamblenë e Përgjithshme të saj që po mbahet në New York, njofton gazetarja e RTSH Denada Shkodrani. 

Kryeministri Edi Rama tha se Izraeli dhe Palestina duhet të zgjidhin konfliktin përmes dialogut. Ai tha se në botën ku jetojmë nuk mund të ketë vend për terrorizmin e Hamasit. Ai shtoi se Shqipëria mbështet dialogun për zgjidhjen me dy shtete të pavarura, Izraelin dhe Palestinën. "Besojmë në të drejtën e popullit palestinez për të patur vendin e tyre në këtë botë. Garantimi i një kushti kaq bazë për miliona palestinezë është shumë më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Po aq sa është e lehtë të thuhet sesa të bëhet që populli Hebre të jetojë në territorin e tij, ndërkohë që se vendos askush në dyshim të drejtën e tij për të ekzistuar”, shtoi Rama.

“ Konfirmojmë dhe mbështesim dialogun për zgjidhjen me dy shtete. Shqipëria mbështet dialogun për një zgjidhje të vërtetë të pavarur shtetesh që jetojnë në paqe dhe fqinjësi të mirë. Shtet funksional për Palestinën dhe Shtet i siguritë për Izraelin”, tha kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

 

/ rtsh.al /