RTSH 24 Live

Botë

Vrasja e Nasrallahut, Izraeli: Eliminuam një kryeterrorist, ishte vendimi i duhur

3 orë para

Vrasja e Nasrallahut, Izraeli: Eliminuam një kryeterrorist, ishte vendimi i duhur

Ministri i Jashtëm Israel Katz ka deklaruar se ekzekutimi i liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah ishte tërësisht i justifikuar. Sipas Katz, si eliminimi i kreut të Hezbollahut ashtu edhe  sulmi ajror izraelit në Bejrut ishte vendimi i duhur.

“Eliminimi i kryeterroristit Nasrallah është një nga veprimet më të justifikuara kundër terrorizmit që Izraeli ka ndërmarrë ndonjëherë. Ai e meritonte të goditej dhe kjo është një gjë e mirë”, shkroi në rrjetin ‘X’, kryediplomati izraelit.

Pas vrasjes së Nasrallahut, kryeministri Benjamin Netanjahu është kthyer nga SHBA. Netanjahu do të shkojë direkt nga aeroporti Ben Gurion në një konsultë sigurie, raportojnë mediat izraelite.

Nga ana tjetër, grupi terrorist Houthi ka reaguar për liderin e vrarë të Hezbollahut, Hassan Nasrallah, duke thënë se “xhihadi i tij u përfundua në mënyrën më të mirë të mundshme”.

Në një deklaratë, organizata thotë se “gjaku i liderëve martirë nuk do të derdhet kot... rezistenca nuk do të thyhet dhe shpirti xhihadist i vëllezërve në Liban dhe në të gjitha frontet e mbështetjes [për Hamasin] do të forcohet”

Grupi terrorist jemenas zotohet më tej të vazhdojë xhihadin në "mbrojtje të atdheut të tij" dhe "për fitoren e të shtypurve në Palestinë dhe Liban".

Ndërkaq, ushtria izraelite ka bërë të ditur se vazhdon të godasë objektivat e Hezbollahut në Liban. Në orët e fundit, ushtria izraelite ka sulmuar ndërtesat ku Hezbollahu ruante armët. Sulmet izraelite rezultuan fatale për liderin e Hezbollahut, Hassan Nasrallah i cili mbeti i vdekur.

/rtsh.al/