RTSH 24 Live

Kosovë

Protesta në Zubin Potok për dëmtimin e një objekti fetar

27/09/2024

Protesta në Zubin Potok për dëmtimin e një objekti fetar

Pjesëtarë të komunitetit serb në Kosovë protestuan të premten, por pa incidente,  para një stacioni policor në komunën e Zubin Potokut në veri të vendit, kundër dëmtimit të një objekti fetar në fshatin Çeçanoviç në komunë. Ata pretendojnë se dëmtimi është kryer nga pjestarët e njësisë speciale të policisë së Kosovës, por pa dhënë prova për një gjë të tillë. 

"Sipas banorëve të fshatit, në datën 25 gusht ata kanë dëgjaur të shtëna me armë, pastaj kanë parë police të armatosur. Kur kanë shkuar në objekt për një festë fetare në datën 21 shtator, kanë parë ikona të gjuajtuara me armë dhe të hedhura dhe rrëzuara nga të gjitha anët. Nuk akuzojmë askënd, por duhet të nderhyhet. Organet policore duhet të zbulojnë nëse kanë qenë polciët që ishin pranë faltores në datën 25 gusht ata që kanë gjuajtur me armë dhe përdhosur faltoren" tha një protestues.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ndërkohë ka bërë me dije se për rastin ka nisur një hetim, janë marrë dëshmi nga dëshmitarët dhe është informuar inspektoriati i policisë.  Më herët, përmes një deklarate për shtyp, dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë shprehu “shqetësim dhe keqardhjen e thellë për dëmtimin e faltores historike”. “Shkatërrimi i këtij objekti dërgon një mesazh të hapur armiqësie, shkruhej në deklaratë, ku gjithashtu i bëhej thirrje komunitetit ndërkombëtar që të reagojë për ndaljen e incidenteve të ngjashme. 


Gazetare Elda Pepa


/ rtsh.al /