Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është takuar në Nju Jork me zëvendëskryeministrin, njëherësh shefin e diplomacisë së Emirateve të Bashkuara Arabe, Abdullah bin Zayed bin Sultan Al Nahyan, njofton Kosovapress.
Ata kanë diskutuar mbi fuqizimin e bashkëpunimit dhe rritjen e marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve.
Gjatë këtij takimi, kryeministri Kurti i falënderoi Emiratet e Bashkuara Arabe për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës.
Ai përmendi avantazhet që ofron Kosova si destinacion i përshtatshëm dhe i volitshëm për investime dhe ambientin e të bërit biznes, duke i ftuar kompanitë nga Emiratet që të vijnë ta njohin më gjerë vendin e të investojnë në fusha me interes të përbashkët.
Në takim u diskutua edhe mbi punën që po bën Kosova drejt energjisë së gjelbër, veçanërisht ankandin e suksesshëm të zhvilluar e ato të ardhshme që priten këtë vit, të cilët vlerësohen si një mundësi e mirë për investitorët.
/ rtsh.al /