RTSH 24 Live

Ekonomi

Rama takim me 80 sipërmarrës të rinj nga Britania e Madhe

25/05/2024

Rama takim me 80 sipërmarrës të rinj nga Britania e Madhe

Kryeministri Edi Rama priti në ambientet e kryeministrisë një grup sipërmarrësish nga Britania e Madhe.

Ky takim vjen pas vizitës zyrtare që zhvilloi në Shqipëri Lordi David Cameron, Sekretar i Shtetit për Çështjet e Jashtme, Commonwealth-it dhe Zhvillimit të Mbretërisë së Bashkuar.

Në takim u fol për përfshirjen e Mbretërisë së Bashkuar në një projekt strategjik për Shqipërinë, Kosovën, por edhe rajonin ku u veçua edhe hekurudha Durrës-Prishtinë”.

Cameron në deklaratën e përbashkët me kryeministrin Rama theksoi se Shqipëria është vërtetë një histori suksesi, nga aspekti ekonomik, sukses në NATO.

Aktualisht Shqipëria është kthyer në një vend tërheqës për investimet e huaja. Përmirësimi në vijimësi i klimës për të bërë biznes dhe treguesit e ekonomisë në një fazë shumë pozitive, paralelisht me strategjitë zhvillimore të qeverisë, në çdo drejtim të ekonomisë, janë një inkurajim për nxitjen e sipërmarrjeve të huaja në zbatimin e investimeve të reja në vendin tonë.

Aktualisht vendi ka arritur shifrën rekord të 1.5 miliardë eurove investime të huaja.

/ rtsh.al /