RTSH 24 Live

Politikë

Rama në Milano: Shqiptarët, urë lidhëse e brigjeve të Adriatikut. Nëse vini të “armatosur” me dije për të investuar, fitoni

26/05/2024

Rama në Milano: Shqiptarët, urë lidhëse e brigjeve të Adriatikut. Nëse vini të “armatosur” me dije për të investuar, fitoni

Një takim me mesazhe bashkimi jo vetëm me Italinë mike, miqësia me të cilën na lidh prej shekujsh, por edhe me BE-në, ku e ardhmja e Shqipërisë është në familjen evropiane. Këto u përcollën gjatë fjalës së kryeministrit Edi Rama me diasporën që u zhvillua në pallatin e sportit “Busto Arzicio” në Milano.

Kryeministri njohu kontributin e komunitetit shqiptar në Itali si një nga faktorët kryesore të bashkimit të dy vendeve dhe “ura lidhëse e dy brigjeve të Adriatikut”, ndërsa u bëri thirrje shqiptarëve që dijen dhe eksperiencën që fituan në vendin fqinj tashmë ka ardhur koha ta investojnë në vendin e tyre të lindjes, pasi mundësitë që ofron Shqipëria janë të pashtershme dhe se vendi ka ndryshuar duke u bërë një partnere e denjë tryezës së ndërkombëtarëve.

“E stato un albanese”, (ishte shqiptar) ishte fraza që dikur na ulte kokën, tha Rama, ndërsa sot komuniteti shqiptar është me kokën lart kudo.

““E stato un albanese”, kjo frazë ishte avazi që shurdhonte veshin dhe ulte kokën e shqiptarëve në çdo mjedis, ku shqiptarit i duhej jo thjeshtë ta fshihte por ta harronte që ishte shqiptar. Kjo frazë bëri që shqiptarët të thonin nuk isha unë dhe e kthyet në një terren pjellor të një komuniteti që fitoi në një luftë paragjykimesh dhe nxorët figura suksesi kudo”, tha Rama.

Duke vlerësuar Kryeministren e Italisë, Georgia Meloni një mike të shqiptarëve, Rama foli edhe për marrëveshjen e pensioneve të arritur me Italinë, ku përfitojnë 421 mijë  shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në shtetin fqinj.

Rama një kritikë ka pasur edhe për BE-në, ku tha se duhet të heq dorë nga burokracitë dhe të zgjerohet një orë e më parë përmes urave të demokracisë.

“Duke e bërë Evropën të kuptojë më në fund se duhet të ribashkohen një orë më parë përmes urave të demokracisë dhe jo të zgjedhore me hapin e breshkës përmes urave të burokracisë”, u shpreh kryeministrit.

Në fund, kryeministri nuk la pa përmendur edhe akuzat e një pjesw të opozitës shqiptare, duke I cilësuar “gojë të liga që helmojnë vendin për ta futur në humnerë dhe shprehin të pavërteta”.

“Disa gojë nga ato që ju i njihni mirë, thonin këto ditë se unë nuk duhet të vija këtu pasi nën udhëheqjen time paskan ikur 1 mln shqiptarë. Kjo është një gënjeshtër e madhe e ligë dhe e turpshme. Kanë ikur shumë shqiptar në 10 vitet e fundit kjo është e vërtetë, por Shqipëria e narko-shtetit dhe e mbytur në detin e korrupsionin është një Shqipëri që ekziston vetëm në humnerën e atyre gojëve që përndjekin kokën e fëmijëve që kur Shqipëri shpalli pavarësinë”, tha Rama.

Ky ishte takimi i dytë me diasporën, ndërsa takimi i parë u zhvillua me shqiptarët në Greqi, takim që u mbaj në Athinë mes polemikash të shumta nga politika dhe media greke.

Takimi në Milano pasqyroi krejt të kundërtën e takimit të Athinë, në një klimë të qetë politike dhe me një komunitet shqiptar të integruar në jetën ekonomike, sociale dhe politike të vendit, kjo për shkak të politikave që qeveria italiane ka ndjekur me shqiptarët.

Pikërisht këto politika kanë forcuar edhe marrëdhëniet miqësore të shkëlqyera mes Italisë dhe Shqipërisë.

RTSH raportoi nga afër takimin e kryeministrit Edi Rama në Milano duke transmetuar në mënyrë të drejtpërdrejtë të gjithë aktivitetin, zhvillimet e të cilave mund t’i lexoni më poshtë.

Lexoni zhvillimet e takimit minutë pas minute

Ora 14.00 Rama: Kush vjen i “armatosur” me dije për të investuar në turizëm del i fituar

Kryeministri Edi Rama ka ftuar shqiptarët në Itali që të investojnë në turizmin në Shqipëri dhe të punojnë në hoteleri turizëm, duke shfrytëzuar dijen dhe eksperiencën e tyre.

“Sot në Shqipëri jetojnë afro 20 mijë italianë dhe numri rritet. 1000 të rinj dhe të rinj italianë studiojnë në Shqipëri, gjithnjë më shumë Italinë vijnë në Tiranë në fundjavë. Lëri më kafenetë dhe mediat që sa ndjeshëm është rritur pasiguria për të nesërmen, mos të kesh frikë të ecësh rrugëve natën. Unë kam vetëm një ftesë për t’ju bërë. Shqiptarët që shërbejnë në hoteleri turizëm, informohuni vetë drejtpërdrejtë, jo nga mediat e mbushura me vrer politik, informohuni sa janë realisht pagat. Ju siguroj që kush vjen i armatosur me dije të zanateve është i fituar. Me mirën njohjen më të madhe për durimin që më dëgjuat kaq shkurt, se unë flas gjatë”, tha Rama.

Ora 13.50 Rama: Gojët e liga nxijnë të vërtetën e Shqipërisë, nuk kanë ikur 1 mln shqiptarë

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar një pjesë të opozitës shqiptare, ku sipas tij “nxjerr nga goja verë dhe helm” për Shqipërinë me të pavërtetat e saj. Rama tha se sot është fakt që Shqipëria është pjesë e arenës ndërkombëtare, që deri dje as nuk e mendonte.

“Vitin e ardhshëm Shqipëria do të mikprerë të gjithë udhëheqësit të komunitetit të ri politikan nga Ukraina në Moldavi, nga Norvegjia në Turqi nga Portugalia në Azerbajxhan, kush mund ta imagjinate deri para disa vitesh këtë Shqipëri, e cila sot në arenën e madhe evropiane që i ngjani gjithnjë e më shumë të gjithë ju në familjen e madhe evropiane. Shqipëria sot ju pret dhe ju shqiptarët e Italisë si vendlindja jua që rilind çdo ditë dhe më në fund po bëhet shteti që aq shumë I ka munguar shqiptarëve të Shqipërisë. Disa gojë nga ato që ju i njihni mirë, thonin këto ditë se unë nuk duhet të vija këtu pasi nën udhëheqjen time paskan ikur 1 mln shqiptarë. Kjo është një gënjeshtër e madhe e ligë dhe e turpshme. Kanë ikur shumë shqiptar në 10 vitet e fundit kjo është e vërtetë, por Shqipëria e narko-shtetit dhe e mbytur në detin e korrupsionin është një Shqipëri që ekziston vetëm në humnerën e atyre gojëve që përndjekin kokën e fëmijëve që kur Shqipëri shpalli pavarësinë”, tha Rama.

Ora 13.45 Rama vlerëson Melonin: Fal bashkëpunimit, 421 mijë shqiptar përfitojnë nga marrëveshja me pensionet

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Milano, përpara komunitetit shqiptar në Itali  vlerësoi rolin e pazëvendësueshëm të diasporës shqiptare atje ku sikurse tha ai, shqiptarët në atdheun e tyre të dytë kanë shkëlqyer në fusha të ndryshme të jetës.

Gjithashtu kreu i qeverisë Rama ka vlerësuar në fjalën e tij dhe Kryeministren e Italisë, Meloni që sikurse theksoi ai, ajo është zëdhënësja dhe mikesha e shqiptarëve në proceset integruese.

“Jeni afro 700 mij shqiptarë me leje të rregullta qëndrimi dhe më shumë se sa 1/3 juaj jeni qytetar me pasaportë italiane dhe me të drejtë vendimmarrjet demokratike të këtij vendi.  3/5 tuaja janë të përqendruar në veriun e zhvilluar italian. 10% e totalit të bizneseve të krijuara nga ata që kanë ardhur jashtë BE-së në Italia janë shqiptare” tha Rama.

Gjithashtu Rama foli dhe për marrëveshjen e ratifikuar së fundi me Italinë për njohjen e pensioneve

“421 mijë  prej jush do përfitojnë nga marrëveshje e pensioneve me Italinë, kur fal angazhimeve personale të kryeministres suaj në Itali, mike e paepur e Shqipërisë dhe zëdhënëse shumë e fortë në Be, ja dolëm të vendosim në furrë, pas një përpjekje të gjatë më shumë se sa 10 vjeçare, ja dolëm të vendosnim një gurrë të çmuar dhe të munguar në kurorën e drejtësisë.  Ju e keni merituar plotësisë dhe me dashurinë , me stërmundimet dhe me kontributet për këtë Atdhe të dytë të tuajin, ku ju e keni hequr përgjithmonë atë statusin e paragjykimit “il Albanese””

Sipas kryeministri Rama, “ sipërmarrjet e shqiptarëve që kontribuojnë me taksa në arkën e shtetit Italian janë mbi 40 mijë. Studentët shqiptarë janë 10% nga vendet jashtë Be dhe me të gjithë komuniteteve të huaja në Itali, shqiptarët renditen me rezultatet më të mira”.

Rama theksoi se shqiptarët në Itali gjetën atdheun më të sigurt, vetveten.

“Komuniteti shqiptar fitoi luftën me paragjykimet dhe nxori yjet e vet në San Remo, në spektaklin e Amicit, në Voice of Italy, në Seria A, në Venecia, në muret e muzeve dhe galerive prestigjiozë, në çdo majë province apo komune, ku krahas italianëve, shqiptarët shkëlqyen me vullnetin e tyre të jashtëzakonshëm. Ju latë Shqipërinë, me betimin ekstrem se nuk do ta shikonit më. Ju gjetën këtu atdheun më të sigurt, vetveten. Veprat e Dantes dhe të Virgjilit duket sikur përshkruajnë fatin e shqiptarëve sot. Ju shqiptarët e Italisë dhe Greqisë jeni shëmbëlltyrat e qytetërimit europian”.

Ora 13.40 Rama: Shqiptarët kthenin antenat e TV sikurse ushtria popullore kthente “kundër-ajrorët”

Kryeministri Edi Rama, në Itali, në takim me shqiptarët, gjatë fjalës së tij ka përshkruar dhe gjendjen emigrantëve shqiptar vitet e para ku përballeshin me paragjykimin dhe akuza.

“L'ho fatto come un albanese”, ky ishte titulli kryesor i lajmeve tregoi kryejmini Rama ku përshkruhej ngjarjet në Itali, madje tha ai, dhe kur ikte në drejtim të paditur, ishte patjetër “il albanese”

“Edhe kur ikte në drejtim të paditur vrasësi I panjohur ishte një “il Albanese”. Ky ishte shqiptari në pasqyrat italiane të atyre viteve.  Kur ne u shfaqëm në dylbitë e Italisë zhveshur nga gjithçka tjetër përveç ëndrrës të një parajse lirie, e cila na thithte lartë mbi uji, gjysmë të vdekur, me forcën  pa papërmbajtur të imagjinatës  të ushqyer me vitet të tëra nga valët e TV italiane”, tha Rama

Duke vazhduar më tej, Rama tha se, “asaj kohë italianët nuk e dinin dhe nuk kishin si ta dinin që shqiptarëve  para se sat ë preknin brigjet e Italisë I jehonte shpirti nga “Libertaja dhe nga Felicitaja” e Albanos dhe Rominës. Shqiptarëve i’u buxhiste gjoksi nga  zhurma e ardhur deri në shtëpitë e tyre prej stadiumeve seria a dhe iu dukej që hd e kupa e botës të 82 ishte e tyre”.

Duke përshkruar dashurinë dhe dëshirën për të ndjekur, këngën, modën, sportin italian, Rama “Shqiptarët  fal inkursioneve nëpër natë , na ballkone dhe në tarraca për të kthyer antenat nga perëndimi njolloj sikurse ushtria popullore po kthen kundër-ajëroret në pritje të avionëve anglo-amerikanë”.

‘Një adhurim deri në vetmohim i një Italie që në mendjen e shqiptarëve kishte marrë pamjen e një toke të shenjtë ku gjendej parajsa e kësaj bote, një dashuri e verbër pa kushte që nuk linte gjë mangut të gjitha dashurive platonike. Shqipëria në sytë e Italisë dukej si një ekran televizori ku iknin dritat e zezë, qysh kur italianët e fundit  kishin parë kur humbën luftën kushtetuese ku shqiptarët i strehuan në shtëpisë e tyre.’- tha Rama.

Ora 13.30 Rama: Europa të ribashkohet me urat e demokracisë, po zgjerohet me hapin e breshkës

Kryeministri Edi Rama një kritikë ka pasur edhe për BE-në, ku tha se duhet të heq dorë nga burokracitë dhe të zgjerohet një orë e më parë  përmes urave të demokracisë. Duke e cilësuar komunitetit shqiptar në Itali si një arsye më shumë për të hyrë në BE, Rama ka përmendur edhe disa nga sakrificat që atyre iu desh të përballeshin.

“Duke e bërë Europën të kuptojë më në fund se duhet të ribashkohen një orë më parë përmes urave të demokracisë dhe jo të zgjedhore me hapin e breshkës përmes urave të burokracisë. Ju nuk i ndërruat emrat forcërisht siç ndodhi tragjikisht në Greqi, për një arsye të vetme që e dimë shumë mirë dhe do të mbetet një njolle turpi në historinë e Europës demokratike. Të fshehjes së gjurmëve të qenit shqiptar nga pasqyrat mediave shpjegon fuqinë vet-transformuese të përshtaten me një shpejtësi mbresëlënësve duke arritur suksese të rralla që në brezin e parë të emigrimit. Mbase fuqia e verbër e dashurisë platonike për Italinë, e transformuar në forcë të brendshme për një hakmarrje kur dëgjonin “e stato unë albanese” bëri që shqiptarët të thonin nuk isha unë dhe e kthyet në një terren pjellor të një komuniteti që fitoi në një luftë paragjykimesh dhe nxorët figura suksesi kudo. Çdo identitet e ka zanafillën me një të ardhur diku, nuk është asgjë tjetër vetëm një përzierje ripërtëritëse të elementëve që janë ndërthurur në përqafimin e të ardhurve më parë. Edhe në pellgun tonë mesdhetar ju shqiptarët jeni sot një nga shëmbëlltyrat domethënëse të një profecie të përbashkët”, tha Rama.

Ora 13.23: Rama: Umberto Bossi thërriste për vrasje të shqiptarëve në det, por i bleu djalit diplomë te universitetet e Saliut

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar thirrjet e disa politikanë Italinë në fillimet e emigrimit, ku bënin thirrje “vritini shqiptaret në det”, por shfrytëzonin Shqipërinë për interesa të tyre në kohën e Sali Berishës.

“Kush nuk i kujton ato kohë me damkën ‘Estato Albenese’ ishte koha e një Umberto Bossi një tip që bëri thirrje që shqiptarët të vriteshin në det. Një personazh që dukej se kishte dalë nga filmat komik. I bleu djalit diplomën te një nga universitetet private në Shqipëri, ‘Kristal’ dhe ‘Vitrina’ të kohës së Saliut”, tha Rama.

13.00 “E stato un albanese”, Rama: Dikur na uli kokën, sot shqiptarët janë dëshmi e lidhjes mes dy brigjeve të Adriatikut

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuara kontributin e komunitetit shqiptar në Itali, që prej 3 dekadash ka ngritur lart emrin e shqiptarëve.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se dikur shqiptarët kishin turp që të thonin se ishin shqiptar, pasi u dukej vetja se ishin në këkrim. “E stato un albanese”, (ishte shqiptar) ishte fraza që na ulte kokën, tha Rama, ndërsa sot komuniteti shqiptar është bërë urë bashkimi mes dy brigjeve të Adriatikut.

“Mirënjohje pafund për dëshirën e madhe për të më takuar dhe një përqafimet gjithëve kudo që janë. Flamujt kuqezi dhe tringjyrëshi dëshmojnë me të gjithë bukurinë e thjeshtësisë lidhjen e përjetshme mes dy popujsh që janë bashkuar prej shekujsh ku është edhe ngjizur shpirti i Evropës së sotme. Ju shqiptarët e Italisë jeni shëmbëlltyra më rrezatuese të ribashkimit me Europën, jo politika, jo media as biznesi, por ju. Ju jeni përbashkuesit kryesorë të dy brigjeve të Adriatikut në një marrëdhënie miqësore të përjetshme. Sot kjo duket gjëja më e natyrshme në botë, por dje ishte gjëja më e pamundur në botë. Kur ju u bëtë bartësit e fillesës tronditëse të këtij misioni historik mbi anijet e ndryshkura e Shqipërisë komuniste. “E stato un albanese”, (ishte shqiptar)  kjo frazë ishte avazi që shurdhonte veshin dhe ulte kokën e shqiptarëve në çdo mjedis, ku shqiptarit i duhej jo thjeshtë ta fshihte por ta harronte që ishte shqiptar”, tha Rama.

Ora12.47: Kënga Kuqezi ngre në këmbë shqiptarët në Milano, u bashkohet kryeministri Rama dhe ministrat

Kënga Kuqezi ka ngritur në këmbë të gjithë pallatin sportit në Milano. Pjesë e këngës është bërë edhe kryeministri Edi Rama me ministrat përfaqësues që e shoqërojnë në Milano në takimin me diasporën.

Me mijëra shqiptarë që kanë mbushur pallatin e sportit, ministrat ,kryeministri Rama kanë shoqëruar me duart lart, duartrokitje, e flamuj këngën e Elvana Gjatës.

Ora 12.20 Ministrja Pirdeni: Sot Shqipëria shikohet me respekt nga aleatët

Adea Pirdeni, Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, ishte e para që hapi fjalën e saj në takimin me diasporën në Milano.

Ajo tha se shqiptarët prej 3 dekadash i ka dhënë Italisë atë që Itali nuk mund ta imagjinonte dhe se sot Shqipëria shikohet me respekt nga aleatët.

“Brezi ynë ishte i pari që foli në gjuhë të huaj italisht dhe jo anglisht, të gjithë u magjepsën me Italinë në televizor dhe pam realitet e Italisë në fillim viteve 1990. Ne u rritëm se ky realitetet sado I afërt në Tv në fakt ishte larg nga ne. Ishte në kontrast me bardhezinë rreth nesh, ku shqiptarët erdhën këtu për një jetë më të mirë. Sot realiteti është ndryshe. Përgjatë kësaj dekade Shqipëri ka pësuar ndryshime, ku aleatët na shohin me shumë vlerësim dhe respekt për rrugën që na pret. Ju ftojmë të vini të kontribuoni në Shqipëri por edhe nga këtu ku jeni përmes revolucioni digjital .Jemi të bindur se të gjithë ju ngjitët një të përpjetë të jashtëzakonshme përgjatë 3 dekadave. Ju sot po i jepni Italisë atë që Itali nuk mund të imagjinate kurrë të merrte nga ju”, tha ajo.

Ora 11.45 Këngëtarët Noizy dhe Arloja Toska spektakël para mijëra shqiptarëve

Para se kryeministri Edi Rama të mbajë fjalën, në skenë janë ngritur disa prej emrave më të njohur të këngës shqiptare duke performuar për diasporën e mbledhur në pallatin e sportit “Busto Arzicio” në Milano.

Noizy e Arjola Toska kanë ndezur atmosferën  në pallatin e sportit, ku shqiptarët kanë kërcyer dhe shijuar ritmet e muzikës shqiptare.

Ora 11.40 Aktivisti Begaj: Pjesëmarrje e jashtëzakonshme, shpresojmë që të kemi mundësi të votojmë në 2025 

Aktivisti për të drejtën e emigrantëve shqiptar në Itali, Erjon Begaj në një lidhje të drejtpërdrejtë me RTSH-24- ka përshkruar atmosferën e takimit të kryeministrit Rama sot në Milano me diasporën shqiptare.

“Atmosfera është ajo që pritej ku ka një pjesëmarrje të lartë të bashkatdhetarëve tanë në takim. Jemi në nisje dhe ka shumë fluks dhe ka shumë ardhje nga e gjithë rajonet e Italisë”. Ndër të tjera ai theksoi se temat kryesore janë dy që kanë të bëjnë me marrëveshjen e ratifikuar për pensionet dhe marrëveshja për emigrantët.

“Temat kryesore janë marrëveshjet  për pensionet , që për fatin e mirë është firmosur nga të dyja shtetet . ku pritet dhe nga parlamenti Italian ta kalojnë së shpejti këtë marrëveshje.  Ka sinjale që dhe politika shqiptare të votojnë në të ardhmen.  Ka një klimë të mirë dhe shpresojmë që e drejta e votës të jetë e mundur për diasporën në 2025.  Duhet përshpejtuar kjo nismë e qeverisë Rama”.

Gjatë lidhjes së tij ai u shpreh që pritshmëritë janë shumë të mëdha dhe është një takim që është një pikënisje që në të ardhmen të ketë takime me grupe më të vogla që të ketë dhe mbajte premtimesh dhe të ketë dialog nga përfaqësuesit të diasporës.

Ora 11:30 Video - Rama mbërrin në Milano, shoqërohet nga bashkëshortja

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Milano. RTSH ka siguruar videon e momentit kur Rama zbret nga avioni i “Air Albania” i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama ,ndërsa pas tij zbret ministrja e Shtetit për marrëdhëniet me parlamentin Elisa Spiropali.

Kryeministri Rama do i drejtohet pallati i sportit në Milano ku do të zhvillojë takimin me diasporën.

Ora 11.15 “Erdha…”- Rama publikon pamjet nga Pallati i Sportit ku do zhvillohet takimi me emigrantët 

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga Pallati i Sportit ku do të zhvillojë takimin e tij me emigrantët në Itali.

Kreu i qeverisë ka postuar një video në rrjetet sociale, ku shihet që pallati është i mbushur me emigrantë të veshur kuqezi.

“Erdha…”shkruan Rama krah videos.

Më herët gjatë mëngjesit të sotëm, kreu i qeverisë reagoi duke shkruar se “sot po nisemi për vallen e dytë kuqezi në Europë”

“Mirëmëngjesi dhe nga Rinasi ku po nisemi për vallen e dytë kuqezi në Europë, me shqiptarët e Italisë që sipas kërkesës së tyre do t’i mikpresim në një pallat sporti edhe më të madh se në Athinë, me shpresën që askush nuk do të mbetet pa gjetur vend siç fatkeqësisht na ndodhi në Greqi, ju uroj të gjithëve një të diel sa më të mbarë”, shkruan Rama.

Ora 11.00 RTSH sjell pamjet nga atmosfera pak para nisjes e takimit, Veliaj i bashkohet tubimit të diasporës në Milano

Kryebashkiaku Erion Veliaj është sot i pranishëm në takimin që zhvillohet në pallatin e sportit në Busto Arsizio, të Milanos, do të nisë në orën 11:00 dhe do të mbledhë emigrantët shqiptarë nga të gjithë qytetet e Italisë në të parin takim të Ramës me bashkatdhetarët në shtetin fqinj.

Vetëm pak orë më parë kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka publikuar fotot dhe video nga përgatitjet e fundit për tubimin me Edi Ramën me sipërmarrësit shqiptarë të Lombardisë.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj shprehet se ndihesh krenar kur dëgjon historitë e shqiptarëve të suksesshëm.

“Po nisemi për vallen e dytë kuqezi në Europë, me shqiptarët e Italisë që sipas kërkesës së tyre do t’i mik presim në një pallat sporti edhe më të madh se në Athinë, me shpresën që askush nuk do të mbetet pa gjetur vend siç fatkeqësisht na ndodhi në Greqi, ju uroj të gjithëve një të diel sa më të mbarë”, shkruan ndër të tjera Veliaj.

RTSH sjell pamjet nga atmosfera pak para nisjes e takimit, ku siç shihet në sfond dëgjohet muzikë shqiptare dhe valëviten flamuj kombëtar.

Ora 10.30 Takimi me diasporën në Milano, pjesë e aktivitetit të Ramës edhe disa autoritete italiane

Pjesë e takimit të kryeministrit Edi Rama me diasporën në Milano, do të jenë edhe disa autoritete italiane, duke treguar marrëdhëniet e mira mes dy vendeve si dhe duke vlerësuar rolin dhe kontributin që komuniteti shqiptar ka dhënë gjithë këto vite në Itali.

Në një lidhje me RTSH 24, gazetarja Alba Kepi tha se pjesë e takimit do të jenë edhe kryetari i Bashkisë së Komunës Busto Arsizio, Emanuele Antonelli, Prefekti i Milanos, ndërsa pritet të jetë edhe Ministri i Ekonomisë së qeverisë Meloni, Giancarlo Giorgetti, por ende nuk është konfirmuar.

“Autoritetet italiane po bëhen pjesë e takimit, pasi dy vendet nuk kanë konflikte të hapura mes tyre dhe takimi zhvillohet në një klimë miqësore. Do jetë i pranishëm kryetari i Bashkisë së Komunës Busto Arsizio, Emanuele Antonelli, Prefekti i Milanos, ndërsa pritet të jetë edhe Ministri i Ekonomisë së qeverisë Meloni, Giancarlo Giorgetti, por ende nuk është konfirmuar.

Dy vendet kanë bërë marrëveshje së bashku dhe nëse ministri i Ekonomisë do të jetë pjesë e takimit, kjo do të tregojë se vëmendja e do të fokusohet pikërisht në kontributin ekonomik që komuniteti shqiptar ka dhënë në Itali”, tha gazetarja Kepi.

Ora 10.00 Rama në Milano, shqiptarët e diasporës për RTSH: Prej 30 vitesh, i pari përfaqësues shqiptar që na takon

“Kjo është hera e parë në 30 vite që vjen një përfaqësues i qeverisë shqiptare te ne” kështu janë shprehur disa nga shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Itali.

Taksa na ndan shumë pak kohë nga nisja e aktivitetit me diasporën në Milano, shqiptarët kanë nisur të mblidhen në pallatin e sportit “Busto Arzicio”.

Disa prej tyre kanë folur edhe për mikrofonin e RTSH me gazetaren Denada Shkodrani.

“Kemi 30 vite në Itali, për mua është një emocion i paparë. Jemi trajtuar shumë mirë dhe jemi shumë mirë. Kjo është hera e parë që vjen një përfaqësues i qeverisë shqiptare te ne”, u shpreh njëra prej tyre.

Autoritete italiane kanë marrë masat për mbarëvajtjen e aktivitetit, ndërsa takimi do të nis me një performancë të këngëtarëve më të njohur shqiptarë si Albana Skënderaj, Elvana Gjata, Noizy  dhe Artjola Toska.

Ora 9:30 Nga masat për mbarëvajtjen e aktivitetit te diskutimet e Ramës, gazetarja Denada Shkodrani zbulon detajet nga Milano

Një aktivitet që pritet të ketë përmasa të mëdha dhe e zhvilluar në një klimë shumë më të qetë dhe paqësore politike, pritet të jetë takimi i kryeministrit Edi Rama me diasporën në Milano.

Në pallatin e sportit “Busto Arzicio” në Milano pritet që të mblidhen rreth 7-8 mijë shqiptar, të cilët prej 32 vitesh tashmë janë integruar shumë mirë në jetën politike, sociale dhe ekonomike të Italisë.

Gazetarja e RTSH Denda Shkodrani, e  cila po ndjek nga afër aktivitetin, ka zbuluar detaje nga ky takim, që nga masat e marra nga policia për mbarëvajtjen e aktivitetit, por edhe në çështjet që pritet të diskutohen që nga mësimi i gjuhës shqipe, tek investimet ekonomike dhe kthimi në atdhe i shqiptarëve për të investuar në turizëm.

Para fjalës së Ramës, takimi do të nis me performancën e disa prej artistëve më të njohur shqiptar që nga Alban Skenderaj te Noizy.

“Këtu do të akomodohen 7-8 mijë persona dhe kryeministri Rama pritet të marrë fjalën rreth orës 12.00.   Do të ketë një performancë para me disa prej këngëtarëve më të njohur shqiptar si Alban Skënderaj , Elvana Gjata, Arjola Toska, Noizy, të cilët do të sjellin një copëz të kulturës shqiptare për shqiptarët e Italisë, të cilët janë mjaft të integruar në jetën ekonomike, sociale dhe politike të Italisë. Në rajonin e Italisë. Gjatë fjalës së tij Rama do të fokusohet në investimet dhe kthimin e tyre në për të investuar në turizëm”, tha Shkodrani.

Në një paralelizëm me takimin në Athinë, gazetarja Shkodrani tha se pasqyrimi i këtij aktivitet në mediat italiane është shumë më i thjeshtë dhe pa nuanca politike krahasuar me mediat e Athinës, ndërsa shtoi se diaspora shqiptare në Itali është shumë më e integruar se ajo në Greqi, për shkak të politikave që ndjek Italia.

“Qytetarët të cilët kanë mbërritur në Itali rreth 32 vite më parë janë shumë më të integruar se ata të Greqisë dhe kjo për shkak të politikave të shtetit italian. Ndryshe nga ajo që ndodhi në Athinë, mediat italiane e kanë përcjellë mjaft mirë takimin e Ramës dhe pritet që ndryshe nga fjala e kryeministrit në Athinë, në Milano të përqendrohet në çështjet e kulturës, dhe arsimit në gjuhën shqipe”, tha gazetarja.

Ora 08.00 Takimi me diasporën në Milano, Rama: Sot nisim vallen e dytë kuqezi në Europë

Kryeministri Edi Rama zhvillon sot (26 maj) takimin me diasporën në Milano të Italisë. Ky është takimi i dytë me diasporën , pas atij në Athinë më 12 maj.

Takimi do të zhvillohet në orën 11.00, ku Rama do të pritet nga komuniteti shqiptar atje, ku në fokus do të jenë pikërisht problematikat me të cilat hasen shqiptarët që jeton atje.

Nga Rinasi, kryeministri Edi Rama e cilësoi këtë takim në Milano si “vallen e dytë kuqezi në Europë”,ndërsa shtoi se takimi do të mbahet në pallatin e sportit “Busto Arzicio”, edhe më i madh se ai në Athinë.

“Nga Rinasi ku po nisemi për vallen e dytë kuqezi në Europë, me shqiptarët e Italisë që sipas kërkesës së tyre do t’i mikpresim në një pallat sporti edhe më të madh se në Athinë, me shpresën që askush nuk do të mbetet pa gjetur vend siç fatkeqësisht na ndodhi në Greqi, ju uroj të gjithëve një të diel sa më të mbarë”, shkruan Rama në facebook.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar edhe pamje nga përgatitjet në stadium ku do të zhvillohet takimi me diasporën.

Një pjesë e mirë e komunitetit shqiptar në Itali është integruar në  infrastrukturën Shëndetësore, Arsimore dhe në sipërmarrje të suksesshme në Itali, ku sot janë edhe histori suksesi.

Në takim, kryeministri do u bëj thirrje pikërisht edhe për t’u rikthyer në vendin e tyre dhe të investojnë duke sjellë në Shqipëri edhe eksperiencën e gjatë të përthithur në Itali, sidomos në fushën e turizmit.

Disa muaj më parë Shqipëria e Italia konkretizuan dy marrëveshje të rëndësishme, atë për njohjen e ndërsjellët të pensioneve, nga e cila do të përfitojnë rreth 500 mijë shqiptarë dhe ajo e nënshkruar me homologen Italiane Melonin për sjelljen e emigrantëve azilkërkues nga vendet e treta.

Turi i takimeve me diasporën “Krenar për Shqipërinë” nisi më 12 maj në Athinë, ndërkohë takimi i radhës është ai i  Londrës më 2 qershor dhe 16 qershor në Dyseldorf.

/rtsh.al/