RTSH 24 Live

Politikë

Nga masat për mbarëvajtjen e aktivitetit te diskutimet e Ramës, gazetarja Denada Shkodrani zbulon detajet nga Milano

26/05/2024

Nga masat për mbarëvajtjen e aktivitetit te diskutimet e Ramës, gazetarja Denada Shkodrani zbulon detajet nga Milano

Një aktivitet që pritet të ketë përmasa të mëdha dhe e zhvilluar në një klimë shumë më të qetë dhe paqësore politike, pritet të jetë takimi i kryeministrit Edi Rama me diasporën në Milano.

Në pallatin e sportit “Busto Arzicio” në Milano pritet që të mblidhen rreth 7-8 mijë shqiptar, të cilët prej 32 vitesh tashmë janë integruar shumë mirë në jetën politike, sociale dhe ekonomike të Italisë.

Gazetarja e RTSH Denda Shkodrani, e  cila po ndjek nga afër aktivitetin, ka zbuluar detaje nga ky takim, që nga masat e marra nga policia për mbarëvajtjen e aktivitetit, por edhe në çështjet që pritet të diskutohen që nga mësimi i gjuhës shqipe, tek investimet ekonomike dhe kthimi në atdhe i shqiptarëve për të investuar në turizëm.

Para fjalës së Ramës, takimi do të nis me performancën e disa prej artistëve më të njohur shqiptar që nga Alban Skenderaj, Elvana Gjata e Noizy.

“Këtu do të akomodohen 7-8 mijë persona dhe kryeministri Rama pritet të marrë fjalën rreth orës 12.00.   Do të ketë një performancë para me disa prej këngëtarëve më të njohur shqiptar si Alban Skënderaj , Elvana Gjata, Arjola Toska, Noizy, të cilët do të sjellin një copëz të kulturës shqiptare për shqiptarët e Italisë, të cilët janë mjaft të integruar në jetën ekonomike, sociale dhe politike të Italisë. Në rajonin e Italisë. Gjatë fjalës së tij Rama do të fokusohet në investimet dhe kthimin e tyre në për të investuar në turizëm”, tha Shkodrani.

Në një paralelizëm me takimin në Athinë, gazetarja Shkodrani tha se pasqyrimi i këtij aktivitet në mediat italiane është shumë më i thjeshtë dhe pa nuanca politike krahasuar me mediat e Athinës, ndërsa shtoi se diaspora shqiptare në Itali është shumë më e integruar se ajo në Greqi, për shkak të politikave që ndjek Italia.

“Qytetarët të cilët kanë mbërritur në Itali rreth 32 vite më parë janë shumë më të integruar se ata të Greqisë dhe kjo për shkak të politikave të shtetit italian. Ndryshe nga ajo që ndodhi në Athinë, mediat italiane e kanë përcjellë mjaft mirë takimin e Ramës dhe pritet që ndryshe nga fjala e kryeministrit në Athinë, në Milano të përqendrohet në çështjet e kulturës, dhe arsimit në gjuhën shqipe”, tha gazetarja.

/rtsh.al/