RTSH 24 Live

Politikë

Rama: Umberto Bossi thërriste për vrasje të shqiptarëve në det, por i bleu djalit diplomë te universitetet e Saliut

26/05/2024

Rama: Umberto Bossi thërriste për vrasje të shqiptarëve në det, por i bleu djalit diplomë te universitetet e Saliut

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar thirrjet e disa politikanë Italinë në fillimet e emigrimit, ku bënin thirrje “vritini shqiptaret në det”, por shfrytëzonin Shqipërinë për interesa të tyre në kohën e Sali Berishës.

“Kush nuk i kujton ato kohë me damkën ‘Estato Albenese’ ishte koha e një Umberto Bossi një tip që bëri thirrje që shqiptarët të vriteshin në det. Një personazh që dukej se kishte dalë nga filmat komik. I bleu djalit diplomën te një nga universitetet private në Shqipëri, ‘Kristal’ dhe ‘Vitrina’ të kohës së Saliut”, tha Rama.

/rtsh.al/